“The Feminine Side of Quality “. Titullohet projekti qe shtrihet ne 18 muaj si kooperacion ne mes bashkise Mirdite dhe Komunes Ulqin (Mali i Zi)

Bashkimi Europian u jep rendesi projekteve te tilla nderkufitare, ndaj dhe eshte njeri prej tyre, qe po implementohet nga dy qeverisjet vendore, Bashkia Mirditë dhe Komuna Ulqin.

Qellimi: Nxitje e bashkëpunimit ndër-kufitar  për rritjen e mundësive të punësimit dhe vetë-punësimit për gratë në zonat rurale të Mirditës dhe Ulqinit  duke shfrytëzuar potencialin ekzistent të  traditës lokale në kultivimin, prodhimin dhe përpunimin e produkteve  agro-ushqimore.

Grupet perfaqesuese u mblodhen sot ne Mirdite ne nje takim te zgjeruar ku moren pjese dhe drejtuesit vendore, kryebashkiaku Ndrec Dedaj nga bashkia Mirdite dhe Loro Ndrekiq, drejtues i komunes Ulqin (Mali i Zi). Ketij te fundit iu dhuru dhe stema ne filigram dhe qelq e bashkise Mirdite.

Me pas nga ana e dy drejtuesve vendore u be nje  rezyme mbi gjendjen social-ekonomike te dy rajoneve, dhe u analizuan hapat e hedhura deri me tash per projektin ne fjale, i cili permbyllet ne fund te ketij viti permes disa veprimtarive praktike si ne Mirdite dhe Ulqin, permes nje clip-i te realizuar pergjate punes si dhe disa panaireve me produkte te tradites te grave pjesemarrese si ne Ulqin dhe Mirdite.

51037726_381554779278099_1231503415960403968_n
50835124_2099491276761465_6662452960041107456_n
51290764_415158429026344_4083777607957479424_n
51112783_988717734657788_3411889090428141568_n
51281550_816637385380910_2495556825689096192_n