Projekt – buxheti i bashkisë Mirditë për vitin 2017, kaloi sot në një “sitë” mendimesh, vërejtjesh dhe propozimesh konkrete edhe nga Komisioni Këshillimor Qytetar  Vendor i ngritur me vendimin e Kryetarit të Bashkisë dhe i përbërë nga qytetarë të angazhuar e të spikatur në fusha të ndryshme të jetës social-ekonomike të Mirditës, donatorë vullnetarë, drejtues të organizatave joqeveritare etj, pjesëmarrës nga shoqëria civile.

Kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj, e ka quajtur me shumë rëndësi diskutimin e p/buxhetit të vitit 2017 me këtë target specifik përfaqësuesish të shoqërisë civile të  Mirditës, duke theksuar  tre momentet  kryesore, që e determinojnë rëndësinë e këtij Komisioni, që e parashtron edhe Ligji për Vetëqeverisjen Vendore, Rekomandim i donatorëve dhe nevoja  për të rritur angazhimin e qytetarëve në vendimmarrje. Ai u ndal më gjatë në disa detyra dhe objektiva të këtij Komisioni të rëndësishëm për bashkinë që drejton, duke theksuar inkurajimin në  përfshirjen e qytetarëve në qeverisjen vendore, diskutimin e çështjeve të rëndësishme të funksionimit të bashkisë, konsultimin e zyrtarëve dhe stafit të bashkisë me vizion dhe ide që vijnë nga shoqëria civile për përmirësimin e qeverisjes vendore, krijimin e një mekanizmi përfshirës dhe me pjesëmarrje që qytetarët të mësojnë për qeverisjen vendore dhe të luajnë një rol aktiv duke dhënë kontributin e tyre.

Në mes roleve të tjera të Komisionit ai përmendi dedikimin e Lidershipit, që komisioni kryen, sjelljen e zërit të komunitetit, avokimin dhe rolin e tij konsultativ dhe këshillimor, siç  janë disa proçese të rëndësishme nëpër të cilën kalon veprimtaria e bashkisë; kryesisht  çështje që janë me fokus në buxhetimin me pjesëmarrje, paketën fiskale, planifikimin urban, ofrimin e shërbimeve, etj.

Nisur nga kjo, kryebashkiaku Dedaj e ka quajtur me rëndësi zgjedhjen e Kordinatorit të këtij Komisioni, që do udhëheqë veprimtarinë e tij. Me unanimitet Komisioni zgjodhi si kordinator zotin Lek Shtinja, që vjen nga shtresa e ish të persekutuarve, një nga personat më të angazhuar në jetën shoqërore, atë kulturore dhe komunitare në Mirditë.

Më pas Komisioni me rreth 40 anëtarë të tij si dhe drejtues të axhensive të bashkisë, dhe përgjegjës sektorësh, organizata joqeveritare etj, diskutoi dhe hodhi mendime rreth projekt  buxhetit të vitit 2017, i cili deri më tash ka kaluar në disa “filtra” diskutimesh dhe dëgjesash publike.

Një analizë të detajuar të projektbuxhetit, e bëri Drejtorja Ekzekutive e Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës znj. Edona Daçi.

“Drejt një buxheti të ri të suksesshëm!” – ishte preambula e kreut hyrës duke e mbështetur në disa tregues pozitivë të vitit 2016; kryesisht mbledhjen e të ardhurave, investimet e nisura në projekte madhore dhe bashkëpunimin e suksesshëm: bashki-qeveri, bashki-biznes, bashki-komunitet.

Duke u ndalur në Projektet dhe investimet e vitit 2016-2017, u theksuan disa prej tyre më të rëndësishme si:

  • Rikualifikimi i sheshit “Abat Doçi”
  • Rikonstruksioni i gjimnazit të Rrëshenit
  • Rikonstruksioni i rrugës hyrëse të Rrëshenit
  • Kthimi në normalitet i rrugëve rurale
  • Rehabilitimi i sistemeve ujitëse
  • Vendosja e tubave vaditës

Ndërsa do të vazhdohen të shihen si prioritete për vitin 2017 fushat e mëposhtme:

  • Sistemimi i rrugëve rurale
  • Vijimi i rehabilitimit te sistemit ujites
  • Infrastruktura
  • Rinia
  • Arsimi
  • Sporti & kultura

Buxheti për vitin 2017 është i parashikuar në vlerën e 663,158,648 lekëve, specifikuar në burimin nga të ardhurat e veta, grantet dhe shpenzimet.

Bie në sy rritja e të ardhurave në një mase të konsiderueshme si dhe ulja e shpenzimeve me karakter zyrtar dhe operative, siç  ndodhi edhe për vitin 2016 dhe bashkia do të vazhdojë ta ketë në vëmendje si tregues të rëndësishëm. Më pas u sqaruan në detaje që nga:

Funksionet e reja të Bashkive

  • Konviktet e Arsimit Parauniversitar
  • Qendrat e Shërbimeve Sociale
  • Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi
  • Arsimi Parashkollor dhe personeli jomësimor në Arsimin Parauniversitar
  • Rrugët rurale
  • Administrimi i pyjeve
  • Ujitja dhe kullimi

Të ardhurat nga burimet kombëtare për vitin 2017:

Transferta e Pakushtëzuar= 183,052,000 lekë

Transfertat specifike:

  • Rrugët= 18,295,000 lekë
  • Konviktet e arsimit parauniversitare= 21,500,000 lekë
  • Arsimi parashkollor= 51,579,000 lekë
  • Arsimi parauniversitar= 6,036,000 lekë
  • Mbrojtja nga zjarri= 13,906,000 lekë
  • Administrimi i pyjeve= 4,693,000 lekë
  • Ujitja kullimi= 11,864,000 lekë

Gjithcka e dhënë në një diagrame përqindjesh. Më pas u sqaru me tabelë të veçantë për shpenzimet ku bie në sy zëri investime në masën e mbi 50 përqind, kurbë e cila do të vijë në ngjitje vit pas viti edhe me të ardhurat e veta.

Ndërkaq investimet janë parashikuar në këto zëra:

  • Blerje tubash për vija vaditese= 1,950,000 Lekë
  • Rruga Klos-Margjeqaj= 1,500,000 lekë
  • Ndertim shpatulla ure automobilistike (Jezull,Tarazh,Tene,Klos, Fane) = 8,000,000 lekë
  • Shpronesime = 2,000,000 lekë
  • Projekte,Supervizion, Kolaudime= 8,602,000 lekë
  • Rruga Rrëshen-Sheshaj-Lurth = 2,000,000 lekë
  • Blerje materiale per sistemim dhe mirembajtje varrezash = 1,500,000 lekë
  • Godina e sherbimit te qytetarëve = 20,000,000 lekë
  • Rehabilitim Malaj 1 = 5,469,865 Lekë
  • Rehabilitim Malaj 2 (vijim)= 149,680 lekë
  • Sistemim “Perroi i Jakajve”= 3,000,000 lekë
  • Sistemim “Rruga e Velës”= 2,937,883 lekë
  • Ndertim “Kalçeto” në Reps= 3,000,000 leke
  • Rikonstruksion rruga “Bukmire-Simon-Kaçinar”= 3,000,000lekë
  • Programi “Të rinjtë në komunitet”  = 500,000 lekë
  • Censusi i Bashkise  = 200,000 lekë
  • Rikonstruksion Rruga “Mollaj-Tarrazh Eper”= 1,000,000 lekë
  • Rikonstruksion Rruga “Koder Rreshen-Valce”= 1,500,000 lekë
  • Rikonstruksion rruga “Strenit-lagjia Jushaj” = 1,401,869 lekë
  • Rikonstruksion rruga Malaj-Malaj Eper-Vjollce  = 2,000,000
  • Blerje pajisje (cerdhe kopesht konvikt)= 400,000lekë
  • Rehabilitim i sistemit ujites Bukmire=13950000 lekë
  • Rikonstruksion i Kanalit ujites Nderfushas =8650000 lekë
  • Rruga Klos-Domgjon= 100,000,000 lekë
  • Blerje eskavatori me zinxhir= 16,347,131 lekë

Gjithashtu do jenë në fokus:

  • Ndërtimi i kopshit të fëmijëve në Rrëshen
  • Ndërtimi i qendrave sociale për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara
  • Ndërtimi i tregut në Rrëshen
  • Zgjatimi i unazës deri tek ish shkolla e Lirë ushtarake.
  • Rikonstruksioni i konviktit në Rrëshen
  • Rikonstruksioni i 2 shkollave 9-vjeçare në Rrëshen
  • Rikonstruksioni i shkollës së mesme në Fan
  • Realizimi i Planit të Përgjithshëm Vendor
  • Rikonstruksioni i Pallatit të Sportit në Rrëshen
  • Rikonstruksioni i banesave të familjeve në vështirësi
  • Ndërtimi i banesave sociale

Sqarohet më tej: “Përse këto projekte…”?

  • Infrastruktura rrugore në emergjencë (Programi 2015-2019)
  • Emergjente stimulimi i bujqësisë me ndërhyrje në rrjetin vaditës (Programi 2015-2019)
  • Dy prioritetet kryesore: infrastruktura rrugore dhe sistemi ujitës (Plani Operacional, STAR)
  • Në koherencë me Strategjinë Ndërsektoriale 2014-2020

Pas këtij parashtrimi të detajuar të projektbuxhetit, është pritur mendimi i pjesëmarrësve të këtij Komisioni, mendime të cilat janë menaxhuar përmes shënimeve dhe një konkludimi listprioritetesh edhe nga antare e këtij komisioni, vullnetar e Korpusit të Paqes, Pjer.

Janë dhënë një sërë mendimesh dhe sygjerimesh me vlerë si për fushën e arsimit, për kulturën, për targetin e përfaqësuar nga persona me aftësi të kufizuar, shtresat më në nevojë,  mësues, juristë, ekonomistë, përfaqësues nga njësitë administrative vendore, që kanë kërkuar sqarime për investimet që do kryhen në zonat e tyre me mendime konkrete.

Kryetari i bashkisë z. Dedaj dha përgjigje të detajuara për sqarimet e kërkuara nga antarët e komisionit dhe e quajti me shume vlerë këtë takim dhe mendimet e shprehura, që do i shërbejnë më sëmiri kalkulimit përfundimtar që do i bëhet projekt buxhetit të vitit 2017  deri në miratimin e tij nga organi legjitim siç e pëcakton ligji, Këshilli bashkiak.

Ai theksoi se buxheti i këtij viti, si asnjëherë tjetër, do të jetë në shërbim të qytetarëve me terma konkretë dhe ndryshime rrënjësorë në gjithë fushat e përcaktuara si prioritare etj.

(zyra e shtypit)

projekt buxheti
projekt buxheti
projekt buxheti
projekt buxheti
projekt buxheti
projekt buxheti
1612projekt buxheti8000_10210287629539182_1176960228_n
projekt buxheti
projekt buxheti
projekt buxheti
projekt buxheti