Pajisja e Pallatit të Kulturës me foni të re

Përmes Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës është mundësuar sistemi-audio profesionale e tipit Dynakord me fuqi të instaluar prej 5000 wat, çka mundëson komoditet të plotë teknik për koncertet dhe veprimtaritë e ndryshme live, apo të tjera në sallën e koncerteve të pallatit të Kulturës. Ishte një nga mungesat thelbësore, që u plotësua falë një projekti të detajuar, i realizuar përmes donacionit te MAK-08 shpk. Bashkë me sistemin audio është mundësuar dhe videoprojeksioni cilësor, që shërben në sallën e madhe dhe për aktivitete të tjera të bashkisë apo sektorëve kulturorë.

Përfituesit: 

  • Spektatorë/Ndjekësit e shfaqjeve që aktiviteteve që zhvillohen në Pallatin e Kulturës
  • Artistët që performojnë në Pallatin e Kulturës
  • Stafi teknik i fonisë

Donator: MAK-08 (Pronar: Kristian Boçi)

foni
foni
foni
foni
foni
foni
foni

Blerja e veshjeve popullore për grupin e Ansamblit Mirdita

Në kuadër të projektit për Rivitalizimin e Ansamblit Mirdita, një element i rëndësishëm i tij janë edhe veshjet popullore. Pas blerjes së sistemit të fonisë për Pallatin e Kulturës Rrëshen, u bë e mundur blerja e veshjeve popullore, duke plotësuar në këtë mënyrë mungesat e vazhdueshme që Ansambli kishte për sa i përket performancës skenike të veshjeve. Veshjet janë punuar nga një esperte e kostumografisë popullore, me konsulencë dhe asistim të vazhdueshëm nga znj.Drane Përgega, njohëse shumë e mirë e etnografisë së Mirditës.

Përfituesit

  • Spektatorët e shfaqjeve të Ansamblit Mirdita
  • Pjesëtarët e Ansamblit Mirdita

Donator: MAK-08 (Pronar: Kristian Boçi)

veshjet ansambli kopertine
veshjet e ansamblit
veshjet e ansamblit
veshjet e ansamblit
veshjet e ansamblit
veshjet e ansamblit
veshjet e ansamblit
veshjet e ansamblit

Instrumenta muzikore (të reja dhe riparime)

Në kuadër të rivitalizimit të Ansamblit Mirdita, u bë e mundur blerja e 4 sharkive profesionale. Përmes Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës u bë e mundur blerja e këtyre instrumentave muzikorë të nevojshëm për aktivitetet artistike të Ansamblit Mirdita. Sharkitë janë punuar nga z.Zef Përshqefa, profesionist i kësaj fushe. Gjithashtu u bë e mundur riparimi i 15 çiftelive ekzistuese të Pallatit të Kulturës.

Përfituesit:

  • Spektatorë
  • Pjesëtarët e Ansamblit të Mirditës (grupi i burrave)

Donator: MAK-08 (Pronar: Kristian Boçi)

Ndihma për njerëzit në nevojë

Personat në vështirësi ekonomike janë të shumtë në zonën e Mirditës, andaj ndihma ndaj tyre përbën një nga fushat në fokus të Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës. Konkretisht është bërë e mundur ndihma për 2 familje me problematika të ndryshme, por me të përmbashkët mungesën e të ardhurave.
Për sa i përket rastit të z.N. D, banues në njësinë Administrative Fan, Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës bëri të mundur ndihmesën me materialet për sovatimin e shtëpisë, blerjen e pllakave, pajisjen me dyer dhe dritare. Vlen të theksohet se z.D e kishte të ndërtuar paraprakisht shtëpinë me blloqe betoni, por për shkak të problemeve ekonomike dhe sociale (2 vajzat e tij të sëmura vazhdimisht dhe të shtruara në spital) nuk arriti t’a përfundonte. Parashikohet që familja të nisë jetesën në banesën e re para fundit të vitit 2017.
Për sa i përket rastit të dytë, bëhet fjalë për blerjen e librave për 5 fëmijë. Familja e përbërë nga nëna (Znj.T. Kj) dhe 7 fëmijët janë në kushte shumë të vështira jetese, kjo edhe për shkakun se kryefamiljari ka humbur jetën 2 vite më parë. Përmes Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës u bë e mundur pajisja e 5 fëmijëve me libra shkollorë për vitin akademik 2017-2018.

Donator: MAK-08 (Pronar: Kristian Boçi)

 

Rikonstruksioni i tualeteve të 3 shkollave

Në mbyllje të vitit akademik 2017, drejt Bashkisë Mirditë u paraqitën një sërë ankesash nga nxënësit që studiojnë në shkollat e Gëziqit ,Fanit dhe Përlatit të Epër për sa i përket kushteve të tualeteve në mjediset e shkollave.
Për këtë arsye, u vendos që përmes Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës të realizoheshin rikonstruksionet e tualeteve në shkollat e sipër përmendura.
Vlen të theksohet se në shkollën e Gëziqit nuk kishte funksionuar kurrë tualeti. Për këtë arsye ende po punohet lidhur me furnizimin e banjos me ujë, pasi aktualisht mungon një linjë direkte drejt shkollës.
Përfituesit:

  • Nxënësit e shkollave të Gëziqit, Fanit, Përlatit
  • Mësuesit e shkollave të Gëziqit, Fanit, Përlatit

Donator: MAK-08 (Pronar: Kristian Boçi)

 

Ndihma për personat me aftësi të kufizuar

Në kuadër të ndihmës së personave me aftësi të kufizuara u bë e mundur realizimi i dy nismave të vogla, por me impakt për këtë target grup.

Fillimisht bëhet fjalë për blerjen e një baterie për karrocën elektrike të z.A. M, person me aftësi të kufizuara dhe në vështirësi ekonomike. Per personin në fjalë u bë e mundur pajisja me baterinë e re, për shkak se karroca e tij e kishte të pamundur lëvizjen prej amortizimit të baterisë ekzistuese.

Më pas u bë e mundur blerja e disa pakove me pampersa për personat me aftësi të kufizuara, shpërndarja e të cilave u realizua nga kryetarët e njësive administrative dhe përfaqësues nga shoqata e personave me aftësi të kufizuara në Mirditë. Vlen të theksohet se sasia e blerë në muajin maj të këtij viti, nuk i përmbush kërkesat e të gjithë personave me aftësi të kufizuara në Mirditë. Për këtë, mbetet të vijohet sërish me blerje të tjera.

Përfituesit: Personat me aftësi të kufizuara

Donator: MAK-08 (Pronar: Kristian Boçi)

 

Ngritje kapacitetesh në shkrim projektesh

Fondacioni për Zhvillimin e Mirditë, përmes mbështetjes së Austrian Development Agency, bëri të mundur realizimin e një workshopi 3-ditor për shkrim projektesh “Menaxhimi i Projekteve Bazuar në Rezultate”.

Menaxhimi i Projekteve Bazuar në Rezultate është e kundërta e Menaxhimit të Projekteve Bazuar në aktivitete. Menaxhimi i Projekteve Bazuar në Rezultate RBPM është një mënyrë e rëndësishme dhe e domosdoshme në menaxhimin e projekteve me financim nga palë e tretë.

Ky lloj menaxhimi sjell një ndryshim fokusi dhe rrjedhimisht metodologjie: nga fokus në inputet dhe aktivitetet për një fokus në rezultatet dhe impaktin qe projekti sjell. Rezultatet jane ndryshimet qe priten te ndodhin si konsekuence e marredhenies shkak-pasoje dhe ato mund të pershkruhen dhe të maten.

Rezultatet nënkuptojne që kane ndodhur ndryshime në sjelljet e individëve, grupimeve të njerëzve, organizatave, organeve qeveritare ose të shoqerisë në tërësi që janë të ndikuar direkt ose indirekt nga projekti. Ky workshop mëson si të perdorim direkt konceptet bazë të RBM dhe ti zbatojmë në mjedisin e menaxhimit te projek-tit, duke përdorur të gjitha proceset dhe metodat që do të ndihmojnë projektet e zhvillimit të arrijnë rezultatet e dëshiruara.

Trajnimi kishte të bënte me: Konceptet bazë të RBPM, Ciklin e menaxhimit të projekteve për projektet e financuara të Bashkimit Europian, Instrumentet bazë të RBPM, Planifikimin dhe Menaxhimin e projekteve për rezultate, Menaxhimin e partneriteteve ndërkombetare

Në fund u bë e mundur çertifikimi i 22 pjesëmarrësve.

23

Mirdita Pastron

“MIRDITA Pastron” është një projekt që u vu në zbatim nga Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës, në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë.
Muaji Prill u zgjodh për zhvillimin e këtij projekti pasi është konsideruar muaji i Mjedisit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, e cila festohet në të gjithë botën në 22 Prill. Përmes realizimit të aktiviteteve të ndryshme, u synua ndërgjegjësimi i të rinjve për mbrojtjen e mjedisit dhe mbajtjen pastër të tij.
Në javën e parë të muajt Prill u zhvillohen 3 fushata ndërgjegjësimi në 3 gjimnazet e Mirditës, përkatësisht në: Rubik, Rrëshen, Reps. Përmes realizimit të fushatave të ndërgjegjësimit, u synua sensibilizimi i nxënësve të shkollave të mesme për mbajtjen pastër të mjedisit dhe rëndësinë që kanë këto nisma. Gjatë fushatave të ndërgjegjësimit në shkolla, u prezantua një material i punuar në PowerPoint dhe shoqëruar me video. Kjo e fundit, u publikua edhe në rrjetet sociale, me qëllim ndërgjegjësimin edhe të qytetarëve të tjerë të Mirditës.
Në javën e dytë dhe të tretë të muajit Prill, u zhvilluan fushata pastrimi, sërish në Rubik, Rrëshen dhe Reps. Në fushatat e pastrimit u angazhuan të rinj, nxënësit e gjimnazeve, të cilët mbanin të veshur bluza të bardha, ku kishin të shkruar “MIRDITA Pastron”. Blerja e bluzave u bë e mundur nga kompania EuroGersi shpk (Kantina Arbëri)

mirdita pastron
IMG_5192
1
2
IMG_5134
IMG_5142
IMG_5144
IMG_5168
IMG_5178
IMG_5192
IMG_5174

Mbjellja e 100 fidanëve bredh tek Kroi i Bardhë

100 fidanë të llojit bredh janë mbjellë në zonën e Kroit të Bardhë, përmes një bashkëpunimi mes Girls Scouts Rrëshen, Bashkisë Mirditë dhe subjektit privat “Blaçi Energy”.

Vajzat e “Girl Scouts Rrëshen” organizuan gjithashtu një kamp në zonën e Kroit të Bardhë ku morën pjesë 25 vajza, 10 vullnetarë shqiptarë, dy prindër dhe një infermiere. Disa nga aktivitetet e organizuara ishin shëtitje në natyrë, gjetja e sendeve të ndryshme përreth, si dhe mbjellja e 100 pemëve, shoqëruar me një leksion rreth vullnetarizmit dhe ndihmës në komunitet.

Të pranishme në aktivitet ishin Drejtoresha e Korpusit të Paqes znj. Kate Backer, Koordinatorja për Çështjet Gjinore dhe të Rinjtë znj. Iva Sinani si dhe Menaxherja e Programit të Shëndetësisë. Ky kamp u drejtua nga liderja e trupes në Rrëshen, znj. Manjola Gega në bashkëpunim me vullnetaret e Korpusit të Paqes, që shërbejnë në Mirditë,  Alaina dhe Clancy.

Shpenzimet e transportit u mbuluan nga Bashkia Mirditë, përmes Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës me donacionin dhënë nga kompania “MAK-08”, ndërsa blerja e fidanëve u sponsorizua nga subjekti “Blaçi Energy”.  Inspektorët pyjorë të Bashkisë Mirditë ishin gjithashtu bashkëpunëtorë në realizimin e këtij projekti.

Donator: MAK-08

1
9
7
11
10

Fuqizimi i grave dhe të rinjve në Mirditë

Fuqizimi i grave dhe të rinjve në Mirditë është një projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Projekti do të zgjasë 6 muaj dhe konsiston në zhvillimin e një konference lidhur me sfidat që kanë gratë dhe të rinjtë në Mirditë. Më pas do të zhvillohen 7 fushata ndërgjegjësimi në 7 njësitë administrative lidhur me rëndësinë që ka fuqizimi i grave dhe të rinjve për shoqërinë. Projekti pason me zhvillimin e seancave të trajnimit për rrugët dhe mënyrat e fuqizimit. Më pas do të krijohet dhe lançohet Këshilli Rinor i Mirditës. Ndërsa projekti përfundon me lançimin e një website me raste suksesi të grave dhe të rinjve nga Mirdita.

Periudha e zbatimit: Tetor 2017-Mars 2018

35

Dua edhe unë një strehëz!

“Dua edhe unë një strehëz!” është një nismë e Kryetarit të Bashkisë Mirditë Z. Ndrec Dedaj, për t’u implementuar coveri videopërmes Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës. Qëllimi i projektit është rikonstuksioni i banesave të 50 familjeve me vështirësi ekonomike dhe probleme sociale. Fillimisht janë identifikuar 130 familje, por 50 prej tyre kanë nevoja urgjente për rikonstuksion banesash.

Kushdo që dëshiron të dhurojë, mund të kontribuojë në llogaritë:

Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës

Banka Kombëtare Tregtare

IBAN LEKË: AL8320515616000222CLTJCLALLJ

IBAN EURO: AL4520515616000222CLTJCFEURC

IBAN DOLLAR: AL0820515616000222CLTJCFUSDF

www.bashkiamirdite.gov.al  |  fzhm@bashkiamirdite.gov.al |  fond.fzhm@gmail.com

Video ndërgjegjësuese e projektit: