1. Pagesa e Taksës mbi Ndërtesën:

Për kategorinë “Ndërtesa banimi” (nënkupton banesën në pronësi ku taksapaguesi ka banimin e zakonshëm)kategorinë “Ndërtesa në pronësi më shumë se një banesë” (taksapaguesit të cilët kanë në pronësi më shumë se një banesë),”Ndertesa ne perdorim (kontrate qiraje) detyrimi paguhet në 4 keste të barabarta përkatësisht nga çdo familje,.

Shuma e detyrimit llogaritet sipas m2 te ndërtesës.

  1. Pagesa e Tarifës Pastrimit,Gjelbërimit dhe Ndriçimit

Për kategorinë “Familjarë” detyrimi paguhet në 4 këste të barabarta, për  cdo3 -mujor përkatësisht si me poshte:

  • Ne qytetin Rubik dhe Rrëshen detyrimi është 350 lekë/çdo 3 muaj për çdo familje.
  • Në te gjitha Njësitë tjera administrative ku kryhet shërbimi 100 lekë /çdo 3 mujor për çdo familje.
  1. Pagesa e taksës për tokën bujqësore
  • Për kategorinë tokë bujqësore pagesa kryhet cdo tremujor,dhe është 490 leke /ha ne vit(sipas  m/ha qe disponon familja)
  1. Pagesa e Taksës së truallit
  • Për kategorinë “Familjar”banesa private fshat apo qytet detyrimi paguhet në 4 këste të barabarta përkatësisht 0.12.lekë /m2 në vit.

Mënyra dhe afati i pagesës:

  • Pagesa kryhet cdo date 10 e tremujorit pasardhës dhe per tremujorin e fundit do te jetë data 20 dhjetor.

Pagesa e detyrimit kryhet ne cdo banke të nivelit të dytë ,pranë arkës së bashkisë apo cdo institucioni tjeter qe lejon ligji.

Cdo familje duhet te paiset me librezen dhe MA qe verteton likujdimin e detyrimeve vendore.

Mospagesa e taksave vendore është objekt i masave shtrenguese qe parashikon ligji 9920 datë 19.05.2008”për Procedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar dhe PF e vitit 2019 të Bashkisë Mirditë.

Përjashtohen nga pagesa e taksës mbi ndërtesat familjet:

  • Banesat sociale në pronesi te bashkive
  • Pasuritë e paluajtshme ,pronë e subjekteve juridike ose fizikë që në bazë te marrëveshjeve me bashkitë përdoren për banesa sociale.
  • Ndërtesat e banimit te kryefamiljareve që përfitojne pension pleqërie ose pension social,që janë me banim në fshat ose qytet kur familja përbehet vetën nga pensionistet.(certefikten familjare)
  • Ndërtesat e banimit të kryefamiljareve që trajtohen me ndihmë ekonomike.
  • Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që kanë statusin e invalitit dhe që kanë në përberjen e tyre pjesëtare madhorë të familjes të papunë(vertetim nga zyra e punës)

 

 

DREJTORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE