Kryetar i bashkisë Mirditë, z. Ndrec Dedaj, njëherit kryetar i grupit të punës në territorin e kësaj bashkie, për marrjan e masave për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së sëmundjes “COVID-19”, sot në takimin e radhës është ndalur në një analizë të gjerë të situatës në Mirditë sa i përket këtij fenomeni të rrezikshëm për shëndetin e popullatës, ndërkohë është përcaktuar dhe një plan masash për çdo sektor, institucion dhe drejtori përkatëse në territor.

Që në krye të herës në urdhërin e lëshuar dhe të artikuluar në detaje në këtë plan masash, kërkohet në mënyrë urgjente marrja e këtyre masave “Për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, në zbatim të urdhërit 132, dt 08.03.2020 “Për mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike si dhe anullimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura”:

– Mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike.

– Anullimi i grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura.

– Kufizimi apo ndalimi i lëvizjeve me mjetet e transportit publik.

– Realizimi i dezifektimit të ambjenteve publike dhe jo publike, institucioneve dhe mjeteve të transportit në gjithë territorin e bashkisë Mirditë.

– Filiali i OSHE-se Mirditë duhet të marë masa për sigurimin me energji elektrike në ambjentet spitalore si dhe të gjithë komunitetit.

– Ruajtja e kushteve tekniko-sanitare dhe higjienike në ndërtesat publike dhe jopublike, në mjetet e komunikacionit publik dhe mjediset publike.

– Aplikimi i lëndëve biocide me karakter parandalues në qendrat e banuara, hapësirat publike. (Ngarkohet firma e nënkontraktuar Euro-Gers sh.p.k.)

– Kontroll i shtuar në objektet për prodhimin dhe qarkullimin e artikujve ushqimorë, restorantet apo lokalet ku konsumohet ushqim dhe pije të tjera në objekte të tjera publike.

– Sigurimi i mjeteve të mbrojtjes personale që shërbejnë për mbrojtjen e punonjësve të shëndetësisë dhe personave të tjerë të ekspozuar ndaj agjentëve infektues nga kontaminimi, infektimi dhe prekja nga sëmundjet infektive.

– Informimi, komunikimi, promovimi i shëndetit dhe edukimi i vazhdueshëm shëndetësor i pupullatës.

– Të zbatohet orari i hapjes dhe mbylljes së lokaleve të shërbimit sipas urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit (dt 10.03.2020) dhe respektimi i distancave të tavolinave në lokale shërbimi deri në 2 metra, etj.

– Të merren masa të rrepta administrative në rast të konstatimit të mosrespektimit të masave të shtuara higjeno-sanitare.

Ndër të tjera është folur dhe për urdhërat e dalura nga Task Force sa i përket dhe personave që vijnë nga emigrimi, sidomos Itali e Greqi, të cilët duhet të vetëkarantinohen për dy javë sipas udhëzimeve të specialistëve në të kundërt, do të gjobiten me shumën 5 mijë euro dhe pa të drejtë dalje nga kufiri deri sa të paguhet gjoba e vënë. Po ashtu, është folur për masa të shtuara në vazhdim, variabël me situatën që mund të prevalojë më tej.

Më pas kanë folur e ngritur probleme konkrete drejtorë të institucioneve, si të varësisë por dhe të tjerë, probleme të cilat janë shtuar në planin e masave të këtij grupi pune.

Gjithashtu pas vendimit të marrë dhe nga këshilli i bashkisë po ditën e sotme, ka filluar dezifektimi i mjedisve publike, instucione social kulturore e shkollore, parqe, stola, sheshe etj ku ka grumbullime publike masive si në Rrëshen por dhe Rubik e njësi të tjera administrative, po ashtu dhe në mjetet e transportit publik e privat.

 

Grupi  punës

  1. Ndrec Dedaj   kryetar i bashkisë (Kryetar i grupit të punës)
  2. Edmond Karrica ,  drejtor i shërbimit spitalor
  3. Silvana Gjonaj, DSHP
  4. Naim Lala, shef i Komisariatit të Policisë Mirditë
  5. Gëzim Kaçorri, Zyra Arsimore Mirditë
  6. Nikolin Kacorri, administrator njësia Rrëshen
  7. Flora Jushi, administratore njësia Rubik
  8. Paulin Picaku, administrator Njësia Kthellë
  9. Arjel Margjini, administrator njësia Selitë
  10. Arbër Marku, administrator njësia Kacinar
  11. Kolin Marku, administrator njësia Fan
  12. Bardhok Prenga, administrator njësia Orosh
  13. Flora Fufi, drejtoreshe e financës e buxhetit në bashki
  14. Gjok Vuka, drejtor AIKE në bashki
  15. Mark Leka, drejtor i UK
  16. Donika Ndoj, drejtoreshe e të ardhurave, aseteve, transportit në bashki.
  17. Altin Nikolli, OSHE
  18. Pashk Bushpreni, APPM, në bashki
  19. Fran Kacorri, Euro-Gers shpk
  20. Gjovalin Jaku, gjelbërimi “Vllaznimi”