Tërmeti i ditës së sotme i cili kishte epiqendrën në afërsi të Kurbneshit në Bashkinë Mirditë, ka shkaktuar dëme materiale në disa banesa. Me t’u dëgjuar lëkundjet dhe fakti se epiqendra ka qënë në Mirditë, Kryetari i Bashkisë z. Ndrec Dedaj ka urdhëruar ngritjen e një grupi verefikimi për situatën në të gjithë Mirditën. Vetëm një orë pas rënies së tërmetit, grupi i verifikimit të bashkisë Mirditë i kryesur nga n/kryetari Julian Përgega ka dalë në terren për të verifikuar situatën. Pasi u vunë në kontakt me drejuesit e Njësive Vendore në Kthellë e Selitë, ka rezultuar se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në një banese në fshatin Përlat i Epër, në Njësinë Admnistrative Kthellë.  Grupi i punës ka evidentuar faktin se banesa me 9 anëtarë e banorit Miri Lekgega është e pa banueshme, pasi muret janë çarë në disa vende. Ndërkohë dëme më të lehta janë në disa banesa në Njësinë Administrative Selitë.  Në bashkëpunim me Prefekturën Lezhë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave civile, po merren të gjitha masat për stabilizimin e situatës. Në takim me Drejtorin e Emergjencave Civile Shemsi Premçi, Prefektin Eduart Ndreca dhe Drejtorin e Policisë Ermal Muça u ra dakort për bashkërendim të masave të menjehershme për tejkalimin e situatës.

[su_slider source=”media: 4952,4951,4950,4949,4948,4947″ link=”custom” title=”no” pages=”no”]