Këshilli i Bashkisë Mirditë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës për muajin Maj, ku në rendin e ditës pati një sërë projekt-vendimesh.

Projekt-vendimi i parë i paraqitur në rendin e ditës dhe i votuar ishte “Për miratimin e ndihmës ekonomike për gjithë njësitë administrative të Bashkisë Mirditë” , e duke vijuar më tej me miratimin e:

“Për dhënien në përdorim 0.1 ha në vendin e quajtur ekonomia pyjore/kullosore Fan-Thirrë, pjesë e fondit pyjor/kullosor të Bashkisë Mirditë për një afat 2(dy) vjeçar subjektit SANG1 shpk” ;

“Për dhënien në përdorim 0.625 km në vendin e quajtur ekonomia pyjore/kullosore Fan-Konaj, pjesë e fondit pyjor/kullosor të Bashkisë Mirditë për një afat 2(dy) vjeçar subjektit EME ENERGY shpk”  ;

“Për përfundimin e proçedurave të privatizimit të banesave të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në zyrën e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme për lidhjen e kontratave para noterit”  ;

“Për një ndryshim vendimi nr.3 datë 25.01.2017 për miratimin e buxhetit të Bashkisë Mirditë për vitin 2017”  ;

“Për vendosjen e e gurit monumental Guri i Besës në kryqëzimin e autostradës në dalje të rreth-rrotullimit në Reps”  ;

“Për miratimin shtesë dhe ndryshim projekti për objektin, sistemim asfaltim i rrugës kryqëzim në autostradë-Rrëshen”  ;

“Për dhënien në përdorim të fondit pyjor/kullosor në administrim të Bashkisë Mirditë, në funksion të ushtrimit të veprimtarive të parashikuara në legjislacionin në fuqi për pyje dhe kullota”  ;

“ Për propozim pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban për përfitimin e bonusit të strehimit ”  ;

“Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2018-2020”  ;

Këshilli Bashkiak në këtë mbledhje miratoi edhe një sërë vendimesh të tjera:

Vendime të cilat kanë të bëjnë “me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 08.04.2017 (fatkeqësi natyrore), ndihmë financiare familjeve dhe banesave të të cilëve janë dëmtuar, për të gjithë njësitë administrative të Bashkisë Mirditë”  ;

“ Për dhënien në përdorim të fondit pyjor/kullosor në administrim të Bashkisë Mirditë në funksion të ushtrimit të veprimtarive të parashikuara në legjislacionin në fuqi për kullotat dhe livadhet”  ;

“ Për një shtesë në vendimin nr.31 datë 23.03.2017, për sistemimin e taksave dhe tarifave vendore 2017 të Bashkisë Mirditë”.

Pas diskutimeve lidhur me projekt-vendimet e paraqitura, Këshilli Bashkiak i miratoi me shumicë votash.