Këshilli i Bashkisë Mirditë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës për muajin Qershor, ku në rendin e ditës pati një sërë projekt-vendimesh.

Projekt-vendimi i parë i paraqitur në rendin e ditës ishte për dhënie mandati këshilltares znj.Lezina Fran Vorfi, subjekti politik Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK) e cila do të zëvëndësojë këshilltarin pararendës z.Frederik Fran Vorfi, për shkak të dorëheqjes se këtij të fundit ;

Projekt-vendimi i dytë ishte përsëri për dhënie mandati këshilltares znj.Vera Dod Doda të subjektit politik Partia e Gjelbër (PGJ) , për plotësimin e vendit vakant të lënë nga dorëheqja e z.Bardhok Ndue Dodaj ;

Mbledhja vijoi më tej me miratimin e projekt-vendimeve të tjera, që ishin të paraqitura në rendin e ditës:

“Për miratimin e ndihmës ekonomike për muajin Qershor 2017, për të gjithë njësitë administrative të Bashkisë Mirditë”  ;

“Për miratimin e sasisë së konsumit të karburantit sipas Agjencive dhe Drejtorive të Bashkisë Mirditë”  ;

“Për një ndryshim vendimi nr.41 datë 19.04.2017 për caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të administratës së Bashkisë Mirditë dhe institucioneve në varësi”  ;

“Për caktimin e pagës së funksionimit për njësinë e auditit të brendshëm të Bashkisë Mirditë”.

Të gjithë projekt-vendimet e paraqitura u miratuan me shumicë votash nga këshilltarët.