Këshilli i Bashkisë Mirditë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës për muajin shtator, ku pas diskutimeve u miratuan vendimet e mëposhtme:

1.“Për miratimin e ndihmës ekonomike” ;

2.“Për një ndryshim në vendim nr.20 datë 28.10. 2015 për miratimin e Komisioneve të Përhershme të Këshillit Bashkiak Mirditë” ;

3.“Për dhënie në përdorim të sipërfaqeve prej 0.7 km në vendin e quajtur ekonomia pyjore / kullosore Ulëz, pjesë e fondit pyjor /kullosor të bashkisë Mirditë për një afat 1-vjeçar, subjekti “NIKOLLI ENERGY” Shpk ;

4.“Për dhënie në përdorim të sipërfaqes prej 0.03 ha dhe 0.5 km në vendin e quajtur ekonomia pyjore /kullosore Ulëz, pjesë e fondit pyjor /kullosor të bashkisë Mirditë për një afat 5(pesë)vjeçar, subjekti “TELECOM ALBANIA” Shpk ;

5.“Për dhënie në përdorim të sipërfaqes prej 0.03 ha dhe 0.5 km në vendin e quajtur ekonomia pyjore /kullosore Qafë-Mollë, pjesë e fondit pyjor /kullosor të bashkisë Mirditë për një afat 6(gjashtë) vjeçar, subjektit “VODAFONE ALBANIA” Shpk” ;

6.“Për një ndryshim në vendimin nr.03 datë 25.01.2017 për miratimin e buxhetit të bashkisë Mirditë”  ;