Në mënyrë që konsultimi të jetë efektiv, palët e interesuara duhet të kenë kohën e arsyeshme që të njihen me projektaktin dhe të hartojnë komentet dhelose rekomandimet përkatëse. Në nenin 15 ligji parashikon afate, brenda të cilave palët e interesuara duhe të

dërgojnë rekomadimet e tyre. Këto afate janë të zakonshme, të cilat mund të zgjaten në rastet kur konsiderohet e rëndësishme dhe e domosdoshme nga organi publik.

Në varësi të fazës dhe llojit të konsultimit publik që do të zhvillohet, janë parashikuar dhe afatet kohore. Në pikën 1 të nenit 15 parashikohen afatet e përgjithshme:

1. a)Nërastet kur organi publik ndjek procedurën e “njoftimit paraprak”, para se të fillojë hartimin e aktit, palët e interesuara duhet të dërgojnë brenda 20 ditëve rekomandimet dhe komentet. Afati është në ditë pune dhe fillon nga data e njoftimit për procesin e njoftimit paraprak.

1. b)Edhenë rastin e njoftimeve për procesin e konsultimit publik për projektaktet afati është 20 ditë pune dhe fillon nga data e njoftimit të procesit të konsultimit publik.

Siç u shprehëm më lart, afatet janë të zakonshme, por me vendim të organit publik, afatet mund të shtyhen, sidomos kur aktet janë komplekse ose të rëndësishme. Në ligj është parashikuar që ky afat mund të zgjatet deri në 40 ditë pune dhe afati fillon nga momenti

i njoftimit të konsultimit publik. Në rast se organi publik vendos të shtyjë afatet, ai duhet të njoftojë palët e interesuara.

Gjithashtu, organi publik ka të drejtë të zgjasë afatin apo të përsërisë njoftimin kur komentet nuk janë cilësore, ose në rastet kur nga

komentet kanë dalë çështje të reja të rëndësishme, që nuk kanë qenë të përfshira në draftin fillestar. Në këtë rast, ligji pothuajse ka garantuar

një mekanizëm që e bën konsultimin publik më efektiv, duke dhënë më shumë mundësi që elementët e rinj të propozuar nga publiku t’i nënshtrohen një konsultimi të gjerë dhe t’i jepet mundësia edhe pjesës

tjetër të publikut që të marrë pjesë në diskutimin e elementit/cështjes së re . Shprehemi apothuajse” sepse ligji nuk e ka garantuar këtë aspekt me anën e detyrimit të organit publik, por vetëm duke i dhënë atij të drejtën të veprojë në këtë mënyrë. Nëse organi publik nuk e ushtron këtë të drejtë, konsultimi mbyllet brenda afateve të zakonshme.

Një afat specifik në lidhje me publikimin e projektaktit është parshikuar në VKtvl nr. 828, datë 07.10.2015, ku parashikohet se koordinatori

për njoftimin dhe konsultimin publik duhet të publikojë projektaktin brenda 48 orëve nga momenti i miratimit të tij nga organi publik. Në rastet kur organi publik urdhëron që publikimi duhet të bëhet në një afat më të shkurtër, koordinatori e publikon projektaktin sipas afatit të urdhëruar. Ky afat prej 48 orësh, ose 2 ditë pune, nuk shtyn afatin e përgjithshëm të konsultimit, pasi afati nis nga momenti që organi publik ka marrë masa për publikimin e nismës me mënyrat e tjera që

parashikon ligji. Për këtë arsye, Këshilli i Ministrave ka parashikuar një afat të shkurtër, në mënyrë që të mos humbasë kohë të vlefshme për publikun. Afati prej 48 orësh është mëse i arsyeshëm për të realizuar teknikisht hedhjen e materialeve përkatëse në Regjistrin Elektronik.

Në rastet kur ligjet e posaçme parashikojnë afate të ndryshme nga afatet e parashikuara në këtë ligj, sipas parimit lex specialis derogat lex generalis (ligji i posaçëm ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm), në këtë rast do të zbatohen afatet e parashikuara në ligjet e posaçme. Ndër ligjet e posaçme mund të përmendim Konventën e Aarhus-it, e cila është trajtuar në vijim të këtij materiali.