Në nenin 8 të ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik, janë parashikuar subjektet mbi të cilët shtrihen të drejtat dhe detyrimetqë parashikon ky ligj. Subjektet e përfshirë në konsultimin publik,i klasifikojmë në bazë të llojit të tyre, detyrave, të drejtave dhe kompetencave që kanë. Në lidhje me këto kritere, subjektet i klasifikojmë në dy kategori kryesore:

  1. Organe publike
  2. Individë dhe persona juridikë
  3. Organetpublike

Në ligj nuk specifikohet se cilat janë organet publike që kanë detyrimin për të zhvilluar procedurat e njoftimit dhe konsultimit publik. Nëse i referohemi nenit 3, pika 6, të Kodit të Procedurave Administrative, me organe publike do të kuptojmë:

  1. Organe të pushtetit qëndror;
  2. Organe të pushtetit vendor;
  3. Çdo organ i Forcave të Armatosura;
  4. Entet publike;
  5. Çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.

Në kuptim të ligjit për konsultimin publik, organ publik është çdo organ që nis procesin e hartimit të një projektligji, projekt-dokumenti strategjik, apo politike me interes të lartë publik. Nën petkun “organe publiken përfshihen disa institucione, por për të arritur në një analizë të drejtë, duhet të analizojmë se deri në çfarë mase detyrohen këto organe për të respektuar ligjin për njoftimin dhe konsultimin publik, pasi jo të gjithë institucionet kanë kompetenca për draftimin e akteve që i nënshtrohen konsultimit publik. Gjithsesi, ndarja në lloje nënkupton palët e procesit të konsultimit, që janë organet publike nga njëra anë dhe publiku nga ana tjetër.