Këshilli Bashkiak
- Organi përfaqësues i Bashkisë;
- Funksion në bazë të rregullores së miratuar nga vetë këshilltarët;
- Ushtron vendimmarrjen e tij nëpërmjet urdhrave, urdhëresave dhe vendimeve, të cilat publikohen në faqen zyrtare të internetit të njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe afishohet në vendet e caktuara nga njësia për njoftimet publike.
- Është i përbërë nga:Kryetari;Zv/kryetarët;Sekretari;Këshilltarët (organizohen në komisione, që shqyrtojnë vendimmarrjen).
Mbledhja e Këshillit
- Thërritet me kërkesën e Kryetarit të Bashkisë; me shkrim të jo më pak se 1/3 së anëtarëve të tij; e motivuar të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij.
- Quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të gjithë anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e vendimeve.
- Realizohet e hapur ose e mbyllur për publikun.Me kërkesën e kryetarit të bashkisë ose të një të pestës së anëtarëve të këshillit bashkiak, mbledhjet e këshillit bashkiak mund të bëhen të mbyllura, kur për këtë kanë votuar jo më pak se tre të pestat e gjithë anëtarëve të tij.