DETYRAT DHE KOMPETENCAT E KOORDINATORIT
Kompetencat
- I mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;
- Krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji;
- Bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj;
- Çregjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;
- Dërgon kërkesën për informim tek një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;
- Verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të këtij ligji;
- Kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.
KËRKESË PËR INFORMIM DHE ANKESA
Standardet dhe proçedurat që duhen ndjekur për të bërë kërkesë për informim dhe ankesë.
Kemi disa menyra per te paraqitur kërkesën për informim.
- Nëpërmjet faqes Zyrtare duke klikuar ne linkun perkates : http://bashkiamirdite.gov.al/kerkesa/
- Kërkesë për informacion
- Modeli i të Drejtës së Ankesës për mos dhënje Informacioni
- Duke paraqitur kërkesë për informacion nëpërmjet emailit: kontakt@bashkiamirdite.gov.al
REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE
Të gjitha kërkesave për informim:
INFORMACIONI I DHËNË MË PARË
- Autoriteti publik bën të mundur që informacioni, i cili i është dhënë të paktën një herë një kërkuesi, të bëhet i disponueshëm në mënyrën më praktike të mundshme për të gjithë personat e tjerë që mund ta kërkojnë në të ardhmen.
- Kërkesat për informim për informacione të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve plotësohen jo më vonë se 3 ditë pune nga momenti i paraqitjes së kërkesës.
TRAJTIMI I KËRKESAVE PËR INFORMACION
Procedura e regjistrimit të kërkesave në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve
Bazohet në Nenin 11 të ligjit 119/2014
Afatet e trajtimit të kërkesës nga ana e administratës së Bashkisë, Bazohet po në Nenin 12 dhe 14 të ligjit 119/2014.
KUFIZIMI I SË DREJTËS SË INFORMIMIT
Përfshin bërjen publike të: Rasteve të kufizimit të së drejtës për informim
- Model kërkese dhe ankese
- të drejtën për një jetë private;
- sekretin tregtar;
- të drejtën e autorit;
TARIFA PËR DHËNIEN E INFORMACIONIT
Përfshin bërjen publike të:
- Gjithë informacioneve dhe dokumenteve të kërkuara më shpesh nga publiku me kërkesë për informim.
- Informacionet janë të ndryshme nga ana e Qytetarëve, ku gji’thë secili në kërkesën e tij kërkon informacinoin që i nevoitet atij si Qytetarë.
INFORMACIONET QË KËRKOHEN
