Pasi palët e interesuara dërgojnë komentet/rekomandimet në mënyrën dhe adresën e përcaktuar nga organi publik, koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik mbledh të gjitha komentet dhe rekomandimet e dërguara nga palët e interesuara në mënyrë të strukturuar dhe transparente.

Pasi komentet/rekomandimet mblidhen bashkë, ato shyrtohen nga struktura përgjegjëse e organit publik. Pas shqyrtimit, organi publik vendos nëse rekomandimet do të pranohen ose jo, si dhe në çfarë

mase do të pranohen. Në fund të procesit, organi publik harton një përmbledhje, në të cilën shprehet për rekomandimeVopinionet e marra në konsideratë dhe për arsyet pse rekomandimet e tjera nuk

janë pranuar. Ky parim shtrihet njëlloj edhe në rastin e konsultimeve publike që zhvillohen.

Përmbledhja me arsyet e mospranimit i njoftohet palëve në një nga mënyrat e njoftimit të parashikuara në këtë ligj. Në praktikë mund të ndodhë që numri i rekomandimeve të jetë tepër i lartë nga një numër i madh personash të interesuar. Për shembull,

në rastin e drafteve në kuadër të reformës në drejtësi, numri i rekomandimeve për një nen të caktuar ishte mbi 5, të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Në këto raste organi publik mund të marrë kohë dhe të bëjë një përmbledhje për arsyet e mospranimit në grup

të disa rekomandimeve. Ligji nuk parashikon që organi publik të përgjigjet ndaj çdo personi të interesuar, por vetëm të përgjigjet ndaj

çdo rekomandimi. Në rastet kur rekomandimet janë të ngjashme në natyrë, pavarësisht ndryshimeve të vogla në modalitete, organi publik mund të japë një përgjigje të unifikuar. Më pas, i takon çdo personi

të interesuar të identifikojë arsyet që përputhen me rekomandimet e dhëna nga vetë ai.