Njoftimi për projektaktet që i nënshtrohen procedurës së konsultimit publik bëhet nëpërmjet regjistrit elektronik. Në rastet kur organi publik e konsideron të nevojshme, njoftimi mund të kryhet edhe në një apo disa nga format e mëposhtme:
- me postë elektronike;
- me lajmërim publik, i cili afishohet në ambientet e organit publik inicues;
- me një lajmërim në mediat audiovizive kombëtare, rajonale ose lokale;
- me botimin në gazeta lokale ose në dy gazetat më të lexuara në nivel kombëtar.
Marrja e komenteve dhe rekomandimeve në procesin e konsultimit publik kryhet në një nga fomiat e përmendura më sipër, si dhe në raste të caktuara në formë verbale dheiose me shkrim e të regjistruara në procesverbalin e takimeve publike.