Rregullore Bashkia Mirditë

    Neni 7
Disiplina formale dhe administrative

7.1. Orari zyrtar i punës së administratës së Bashkisë Mirditë është 8.00 – 16.00, çdo ditë nga e
hëna në të premte, për të gjithë nëpunësit/punonjësit.

7.2. Gjatë orarit zyrtar nëpunësi/punonjësi është i detyruar t’a shfrytëzojë me
intensitet kohën e punës dhe vetëm për qëllime pune dhe detyrat e tij funksionale. Nëpunësit dhe
punonjësit e Bashkisë Mirditë mund të lëvizin jashtë institucionit në funksion të kryerjes së
detyrave të tyre funksionale (takime në institucione të ndryshme, verifikime në terren etj), duke
vënë në dijeni drejtorin përkatës dhe duke shënuar në librin e hyrje-daljeve të institucionit
qëllimin e daljes, shkakun dhe orën e kthimit.

7.3 Çdo mungesë në detyrë bëhet me leje, veç rasteve shëndetësore, për të cilat të bëhet njoftimi
telefonik në drejtorinë përkatëse, e cila njofton Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, duke dorëzuar
raport mjekësor ditën e parë të paraqitjes në punë.