Kontrolli i përditshëm i territorit për të mos lejuar shkeljet ligjore, në:

  • Zënien e hapësirave publike
  • Veprimtarinë tregtare ambulante
  • Vendosjen e reklamave
  • Dëmtimin e hapësirave të gjelbërta
  • Trotuareve
  • Ndriçimin public
  • Ndotjen e Mjedisit

Konstatimi dhe marrja e masave ligjore ndaj:

  • Ambulantëve të paligjshëm e subjekteve të ndryshme, të cilët zënë hapësira publike, në mënyrë të paligjshme, ndotin mjedisin, konkurrojnë në mënyrë të pand subjektet që janë të liçensuara si dhe shlyejnë detyrimet fiskale.

Zbatimi i Vendimeve Administrative:

  • Të marra nga Kryetari i Bashkisë, Këshilli Bashkiak, si dhe marrja e masave ligjore administrative ndaj subjekteve apo individëve që dëmtojnë pronën e Bashkisë (rrugë, trotuare,lulishte, ndriçim public etj).

Parandalimi dhe pezullimi i ndërtimeve paleje:

  • Të konstatuara nga inspektorët e Policisë Bashkiake, si dhe mbështetjen e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në zbatimin e vendimeve përl prishjen e objekteve pa leje.

Ndotja akustike, si dhe zhurmat që shkaktohen nga lokalet e natës:

  • Shqetësimet që ka komuniteti nga ndotja akustike (zhurmat) e lokaleve të natës. Marrje masash në bashkëpunim me strukturat e tjera të Bashkësisë Mirditë, si dhe me drejtori e institucione, jashtë Bashkisë.

Vepron kryesisht për konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, sipas dispozitave të Kodit Rrugor, në drejtim të parkimit në mënyrë të paligjshme, të automjeteve të ndryshme në vended he hapësira, publike ose private, të taksive të pa liçensuara, të automjeteve që kryejnë lëvizje ndërqytetëse dhe që nuk respektojnë kërkesat ligjore etj.