Përmes nje manifestim emocional, Hapet “VITI JUBILAR” në Dioqezën Rrëshen.

Me 8 dhjetor Ati i Shenjtë Papa Francesku hapi Portën e Shenjtë ne Romë për nje vit jubilar në favor të botës dhe te krishterëve në veçanti. Ky rit sot është organizuar në çdo katedrale të botës. Sot në Rrëshen nën organizimin e Ipeshkvit të Dioqezes Rrëshen, Imzot Cristoforo Palmieri, ky rit ceremonial është organizuar në sheshin “Abat Doçi”dioqeza për të vijuar ecjen me popullin në drejtim të Katedrales ku u zhvillua dhe Mesha e Shenjte. Bashkia përfaqesohej institucionalisht në këtë event të shenjtë me nënkryetarin e saj Julian Përgega. Ky muaj do të jetë muaji i organizimeve të perbashkëta ne mes Dioqezës dhe Bashkisë, per t’i përcjellë sa më ngrohtë Krishtlindjet dhe festat e fundvitit.