Një ndër lojtaret elitë të “Minatorit” në volejboll për femra, Arjola Prenga merr kupën e Norvegjisë në këtë lloj sporti. Lojtare me traditë familjare në sportin e Volejbollit, pasardhëse e Vitore Tusha (Prenga) nis karrierën e saj në tapetin e “Arjana Arapit”, duke i dhënë një përformacë të jshtëzakonshme këtij ekipi, shpalljen deri edhe kampion të Shqipërisë. Më pas tapeti i “Dinamos” apo edhe në ekipin e të pa përsëritshmit Taratari, e bëjnë Arjolën me emër të spikatur aq sa ekiper prestigjioze europiane do ta ndiqnin për ta pasur në ekipin e tyre.

Që nga qershori i vitit të shkuar, Arjola është kapitene e ekipit të Arjola-Prenga-Randaberg-Kupa-2016mirnjohur norvegjez, Randabergun. Loja e spikatur dhe plot kompetencë ka bërë që vojejbolli i kësaj skuadre të prekë majat e sportit norvegjez.

Sipas portalit sportiv Albaniansport.net, kapitenia shqiptare, Arjola Prenga,  ka udhëhequr skuadrën e saj, Randabergun, drejt suksesit në parketin e Pallatit të Sportit “Domus Atletika” në Oslo, kur është përballur me skuadrën vendase në finalen e Kupës së Norvegjisë në Volejboll për Femra dhe ka triumfuar me rezultatin 3-0. Skuadra e re, të cilës Arjola iu bashkua në verë, tashmë ka shkruar historinë duke shkuar, për herë të parë, në finale të veprimtarisë së dytë të rrjetës norvegjeze dhe duke triumfuar.

Arjola Prenga shënoi 11 pikë në këtë sfidë finale të Kupës së Norvegjisë në Volejboll për Femra, që u luajt sot në kryeqytetin Oslo, duke nisur nga ora 13:30. Ky është trofeu i 6-të që volejbollistja shqiptare fiton këto 4 sezone në volejbollin norvegjez, ku ka dalë dy herë “kampione”, ka triumfuar në dy finale kupe dhe ka fituar dy herë titullin në Ligën Rajonale Nordike.

a.n.