Për kontribut të vyer në disa sektorë jetikë të zhvillimit ekonomik në Mirditë dhe veçmas kujdesin ndaj pyjeve të Mirditës,

Bashkia Mirditë, në kuadër të identifikimit të vlerave njerëzore që i kanë shërbyer apo ende i shërbejnë Mirditës, një ditë më parë, përmes një ceremonie zyrtare i ka akorduar ing. Pal Brozi, tiullin e nderit “Mirnjohje e Bashkisë”, (pas ndarjes nga jeta) me motivacionin Për kontribut të vyer në disa sektorë jetikë të zhvillimit ekonomik në Mirditë dhe vecmas kujdesin ndaj pyjeve të Mirditës, si dhe për kontribute humane komunitare në momente delikate në vitet e demokracisë”.

Çertifikatën e nderit e dorëzoi për familjarët, Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Ndrec Dedaj.

Në fjalën e Tij me këtë rast z. Dedaj theksoi, se Pal Brozi ka shkëlqyer si qytetar, ka shkëlqyer si drejtues, ka shkëlqyer në vitin e mbrapshtë 1997, ku në gjithë Shqipërinë vriteshin njerëz, grabiteshin rrugëve, ndërsa në qytetin e Rrëshenit falë Zotit dhe kontributit të shumë intelektualëve me në krye Pal Brozin, nuk u thye asnjë xham. Z. Dedaj theksoi më12471569_900832346661960_3747788838315351460_o tej, se emri i Pal Brozit është i lidhur ngushtësit me sektorin e pyjeve të Mirditës, si inxhinieri i parë mirditas. Në këtë kontekst, kur pyjet e Mirditës po kalojnë nën administrimin e bashkisë Mirditë, ne do të bëjmë çfar është e mundur për të ndryshuar gjëndjen, do bashkëpunojmë me kolegët e Palit për ta çuar në vend amanetin e tij.

Gjon Ndreja, financier që ka pununuar gjatë kohë me Pal Brozin, ka bërë një panoramë të gjatë të jetës dhe aktivitetit të Palit, si drejtues dhe specialist në sektorin e pyjeve.

Gjithashu kanë dhënë impresionet e tyre edhe dy drejtues të lartë të pushtetit kohës, z. Petraq Kalemi dhe Viktor Doda, të cilët kanë çmuar lart punën dhe aktivitetin e Pal Brozit, si njeri punëtor, i drejtë dhe mjaft bashkëpunues.

Në fund, z. Anton Lleshi në emër të shoqatës për pajtimin e gjaqeve dhe konflikteve, i ka dorëzuar familjarëve të Pal Brozit, mirnjohjen për aktivitetin e tij, në përmbushje të misionit të pajtimit të gjaqeve dhe konflikteve.

Një jetëshkrim i shkurtër për ing. Pal Brozi.

Pal Brozi, i pari inxhinier pyjesh nga Mirdita (Ne 74 vjetorin e lindjes) Pak kohë më parë specialisti i pyjeve, i njohur jo vetëm në Mirditë, inxh. Pal Brozi mbushi 74 vjeç. Shoqata e specialisteve te pyjeve pervec se i uron dhe 100 të tjera, me kete urim 12509211_10207248737288775_2679342521654695558_npo sjell shkurt disa çaste nga jeta dhe veprimtaria e tij e lavdrueshme. Pal Brozi u lind me 10 janar 1936 në fshatin Perlat të Mirditës, ku kreu edhe shkollën fillore, ndersa atë 7 vjeçare në Shkodër. Në vitin 1953 filloi shkollën e mesme në Teknikumin Bujqësor të Kamzës (Tiranë), ku mori mësimet e para per pyjet. Pali kujton me respekt pedagogët e kësaj shkolle, të cilët ndikuan në formimin e tij, si inxh. Jorgji Llavda e Izmini Nako, pedagogen Marie Misja, etj. Praktikat mësimore përpara diplomimit, Pali i kreu në pyjet e Fushë – Arrësit. Ai i shkeli me këmbë të gjitha masivet pyjore të Tuçit, Kaçinarit e Iballës. Atje ai njohu nga afër njërin ndër inxhinieret më të shquar të pylltarisë shqiptare, Pirro Xhumetikun, i cili jo vetëm që e udhëhoqi në praktika, por i dha mjaft mësime e libra për pyjet. Ndoshta qe ai që ndikoi tek Pali, për t’i shtuar pasionin e dashurinë për pyjet. Inxh. Xhumetiku kishte studiuar në Sofje dhe ndoshta kjo bëri që edhe Palit t’i lindë dëshira për të vazhduar studimet po në atë fakultet. Dhe dëshira iu bë realitet. Po në vitin 1957 fitoi të drejtën per të vazhduar studimet e larta në Sofje të Bullgarisë për inxhinier pyjesh, së bashku me Vllasi Milajn nga Fieri, Fadil Murrën nga Dibra, Avni Mustafën nga Tropoja, Filloreta Progrin nga Tirana, etj. Me shumë respekt kujton ai inxhinier Ibrahim Kubatin nga Tirana, me të cilin studiuan së bashku. Për Ibrahimin ai shpreh keqardhje, pasi ndonëse qe një ndër specialistet më të shquar të pyjeve, përjetoi kalvarin e vuajtjeve të regjimit, duke u dënuar me burg politik. Në vitin 1961 Pal Brozi filloi punën në sektorin Pyjor të Rrëshenit, duke qenë kështu i pari mirditor i diplomuar inxhinier pyjesh. Ai mori si temë diplome trajtimin e pyjeve të lisit në Gëziq dhe udhëheqës teme kishte Pro. Llazar Treskën. Bashkëpunimi me këtë themelues të arsimit pyjor shqiptar, në atë kohë dekan i Fakultetit të Pyjeve, i hapi horizonte të reja; tashmë silvikultura do kishte fillesat e saj edhe në pyjet e Mirditës. Gjatë punës në Pyjoren e Mirditës Pali kujton se si u realizua pyllëzimi i zallishteve të lumenjve, që po gërryenin tokat bujqësore, si u futën disa lloje të reja me rritje të shpejtë (pishë e egër e pishë deti, akacie, etj.). Për këtë ai bashkëpunoi nga afër me kolegun Fadil Llubani (për të cilin ruan shumë respekt), i cili edhe ai kishte realizuar disa pyllëzime në Krujë. Pali përveçse specialist i mirë, shfaqi dhe aftësi organizuese e drejtuese. Në vitet 1961-1971 punoi si drejtues i pyjeve të rrethit. Ishte punë mjaft e vështirë edhe për faktin se në ato vite pyjet e Mirditës vareshin nga Shkodra. Vetëm në vitin 1968, u krijua Ndërmarrja Pyjore e Mirditës, nën drejtimin e Palit. Kur sjell ndër mend ato vite ai vlerëson punën e bërë së bashku me specialistët Hysen Elbasani nga Kruja, Bebin Fishta e Syri Bushati nga Shkodra, Ilia Koçi nga Tirana, Vlash Legisi, nga Mirdita, etj. Në vitet 1971 – 1977, Pali punoi në ish-Komitetin Ekzekutiv të Mirditës, ndërsa më 1978 emërohet drejtor i ish-Ndërmarrjes së Përpunim Drurit po në Rrëshen. Kjo ndërmarrje, e sapo krijuar, kishte shumë vështirësi. Por, me përkushtim të madh e me ndërgjegje të lartë Pali i kapërceu ato, duke e radhitur ndërmarrjen në pararojë të simotrave në mbarë vendin. Për arritjet gjate këtyre Pali vlerëson punën e bërë nga specialistët Genc Leka, Nikoll Gjonaj, Agron Cito, Bib Skana, specialistët e sektorëve te shfrytëzimit, Jovan Ballica, Gjovalin Nikolli, Mark Boci, Kanto Tole, Nikoll Ndreca, Zef Gjok Ndoj, Gjet Kaza, etj. Inxh. Pal Brozi e drejtoj këtë ndërmarrje deri në mbyllje, në vitin 1991. Në periudhën 1992-1996, Pali punoni në Policinë Pyjore po në Mirditë, vit kur ai doli në pension, me mjaft medalje e dekorata të akorduara për kontributin e dhënë si specialist e drejtues. Për gati gjysmë shekulli, inxhinier Pal Brozi e lidhi jetën me pyjet e Mirditës. Ai është krenar për shumë arritje, por ndjehet i shqetësuar për mjaft probleme e sidomos për dëmtimet në pyje. Ne i shfrytëzuam ato pyje, thotë Pali, por deri në vitin 1990 siguronim edhe ripërtëritjen natyrore të tyre. Pra, do t’u trashëgonim brezave po aq pyje se kishim ne. Në këtë periudhë të gjatë tranzicioni, pyjet po dëmtohen rëndë, sidomos nga zjarret.

A. Ndoja