Po merr formën e plotë Plani Operacional i Zhvillimit Lokal (POZHL) edhe për Mirditën ne kuadër te projektit STAR, te udhehequr nga PNUD-Shqipëri dhe zbatuar nga Instituti Për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).
Përgatitja e Planit u udhëhoq nga bordi i kryesuar nga kryebashkiaku Ndrec Dedaj, me pjesëmarrjen e përfaqesuesve të administratës, arsimit, shëndetësisë, bujqesise, perfaqesues te shoqerise civile dhe te bisnesit dhe u mbështet dhe mbi përvojat e kaluara ndër vite.
Mbështetja teknike u krye nga ekspertë te IDM, (Fation Dragoshi, Shefqet Bruka, Lorena Totoni), duke akumuluar një sërë të dhënash dhe analizuar ato si dhe përzgjedhjen e prioriteteve dhe projekteve prioritare, pikërisht per keto vite të funksionimit te njesise se re vendore MIRDITA, si bashki e unifikuar.
Ne permbajtjen e tij ky plan operacional me kohegjatesi tre vjecare, permbledh gjithe informacionin e nevojshem per bashkine e re Mirdite, jepen detaje per investimet ne perspektiven e QV dhe proceseve te planifikimit, eshte shtjelluar metodologjia e POZHL, te dhenat kyc rreth bashkise, zhvillimit ekonomik, mireqenia sociale dhe ekonomike; burimet natyrore dhe mjedis i qendrueshem; infrastruktura dhe sherbimet; jane percaktuar problemet dhe prioritetet afatshkurtera operacionale; plani operacional lokal dhe investimeve si dhe POZHL ne kuadrin e planifikimit strategjik dhe territorial.
Pese grupe punuan ne kete process, perkatesisht:
Grupi i punes i Zhvillimit ekonomik (drejtues Nikolle Gjikolaj)
Grupi i infrastruktures dhe sherbimeve (drejtues Mehill Paçuku)
Grupi i punes i Mireqenies Sociale dhe ekonomike (drejtues Pjeter Pjetri)
Grupi i punes i Burimeve Natyrore dhe mjedis te qendrueshem (drejtues Albana Lleshaj)
Grupi i punes i zhvillimit rual dhe turizmit (drejtues Gjergj Marku)
Se shpejti do te behet dhe dizajnimi i tij dhe paraqitja publike, per te qene nje lloj pasaporte e Mirdites per te gjitha aspektet e funksonimit dhe sherbimit komunitar.
A. Ndoja