Jaku: Mbështetje e plotë pranë Fondit të Zhvillimit të Rajoneve për finacimin e projektit të vaditjes në Mirditë.

Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Ndrec Dedaj ka zhvilluar një takim me një ekip të Ministrisë së Bujqësisë kryesuar  nga zevendës ministri i këtij dikasteri, z. Gjokë Jaku. Z. Jaku shoqërohej nga këshilltari i ministrit Panariti, z. Gjergji Sotiri dhe eksperti ing. ti ujrave z. Burhan Hafizi.

Takimi u zhvillua në zyrën e z. Dedaj, i cili fillimisht e njohu zevendësministrin me situatën në sistemin vaditës të Mirditës. Në ekspoze z. Dedaj paraqiti situatën e rëndë të trashëguar nga bordi i vaditjes, i cili tashmë është shuar dhe sistemi vaditës ka kaluar nën juridiksionin e bashkisë. Në vijim, z. Dedaj tha se gjëndja mjaft problematike është në dy rezervuarët Malaj 1 dhe Malaj 2, kapaciteti i të cilëve sëbashku mbajnë rreth 3 milionë m3 ujë, me një mundësi vaditje për rreth 1000 ha, në fshatrat Malaj, Tenë, Kodër Rrëshen, rezervuari malajTroje, Përlat, Prosek etj.

Rezervuari Mala1 ka probleme me mbylljen e saraçineskës kryesore, por edhe rezulton me rrjedhje në digë. Por problematikë të madhe paraqet sistemi vaditës, sitem në të cilin prej 25 vitesh nuk është bërë asnjë ndërhyrje rehabilituese. Për pasojë kapaciteti vaditës prej 1000 ha, është i limituar në sipërfaqe të pa konsiderueshme.

Për këtë arsye Kryetari i Bashklisë z. Dedaj ka pasur komunikim intensiv me Ministrinë e Bujqësisë, çka solli edhe takimin e sotëm në nivele të larta.

Gjokë Jaku, z/ministër i bujqësisë tha se jemi tejet të angazhuar që kjo situatë të marrë fund sa më parë dhe brenda këtij viti të ndihen ndryshimet pozitive në sistemin e vaditjes së Mirditës. Duke u fokusuar në terma konkretë, z. Jaku tha se sa më parë duhet të paraqitet projketi për rehabilitimin e sistemit vaditës në tërësi të Mirditës, për të aplikuar përmes FZHR (Fondi i Zhvillimit të Rajoneve) për të përfituar nga fondet e BE-së dhe grandit përkatës për qeverinë Shqiptare.

Bashkia nga ana e saj do të ngrejë grupin e punës për përvijimin e kësaj iniciative të rëndësishme për bujqësinë e Mirditës, pasi sistemi vaditës është një hallkë kryesore për një performancë të suksesshme dhe mjaft të domosdoshme.