12596713_10207322226005947_1891579884_o
K
omisioni Këshillimor per caktimin e stemës së bashkisë Mirditë, i ngritur me urdhër të kryetarit të bashkisë Mirditë, z.Ndrecë Dedaj (nr 08 dt 10.01.2016), referuar ligjit nr 112/2013 dt 04.04.2003 ““Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorw tw nderit në Republikën e Shqipërisë”; Ligji NR.8926, dt 22.7.2002 “Për formën dhe përmasat e Flamurit Kombëtar, për mbajtjen e Himnit Kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”;  dhe Vendimi Nr. 474, date 10.7.2003 “Për mënyrën e përdorimit të Stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”; VKM nr 861 dt 10.12.2014 “Për miratimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisioneve këshillimore për dhënien e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit në RSH”, si dhe tërësisë së kuadrit ligjor që përfshin rregullimet përkatëse sa i takon procedurave për përzgjedhjen dhe përcaktimin e stemës, simboleve, flamurit të njësisë, dekorimeve dhe stimujve morale;

në mbledhjen e tij të parë më datë 27.01.2016, me shumic
ë votash, shpalli njoftimin e tij për të gjithë të interesuarit për realizimin e stemës së re të bashkisë Mirditë.

Të interesaurit duhet të paraqesin modelin e tyre sipas një dosje përkatëse (foto, punim grafik dhe në elektronikë) ditën e mërkurë më 3 shkurt 2016, ora 12.00 ku do të bëhet prezantimi para komisionit në sallën e galerisë së arteve (kati i dytë), pallati i Kulturës Rrëshen.

Pas shqyrtimit të hollësishëm konsultativ, komisioni do ia paraqesë variantin e diskutuar si më të pëlqyeshëm këshillit të bashkisë për të vendosur stemën e re që do të shoqërojë Bashkinë Mirditë, në gjithë veprimtarinë e saj si njësi e re vendore.

(Shënim: Komisioni, i cili do të ketë në fokus të punës caktimin e stemës dhe dhënien e titujve vendorë të nderit, përbëhet nga Mëhill Paçuku, n/kryetar i Bashkisë Mirditë, Ndue Dedaj shkrimtar, Nikollë Loka historian, Gjergj Marku Drejtor i Kulturës në Bashkinë Mirditë dhe gazetar, Zef Prenga mjek dhe intelektual, Gjon Marku historian dhe filatelist, Aleksandër Ndoja, Zyra e Mardhënieve me Publikun dhe gazetar, Viktor Gjikolaj, poet dhe publicist, Pjetër Marku piktor, Lekë Shtinja publicist.

Në mbledhjen e tij të parë Komisioni zgjodhi dhe kryetarin e saj z. Mëhill Paçuku dhe sekretar Aleksandër Ndoja)