Sot më 27 janar 2016 u mbajt mbledhja e rradhës e këshillit Bashkiak të Mirditës, ku u shqyrtuan disa çështje të rëndësishme, të paraqitura nga egzekutivi.

Fillimisht u miratua në parim lista e përfituesve të ndihmës ekonomike, ku ra në sy reduktimi i saj në nivele të konsiderueshme. Sipas zyrës përkatëse të ndihmës ekonomike, reduktimi i numrit të përfituesve nuk ka ardhur nga reduktimi i grandit, por nga kontrolli me rigoroz i kritereve. Por mbi të gjitha ka ndikuar edhe përfshirja e shumë bisnesve në skemën e sigurimeve, çka nënkupton që punonjësit de fakto të jenë të punësuar dhe për pasojë dalin jashtë skemave të ndihmës.

Projekt vendimi rradhës që është shqyrtuar kishte të bënte me krijimin e fondacionit me emertimin “Fondacioni i për Zhillimin e Mirditës”. Projekti është sqaruar nga Kryetari i Këshillit Bashkiak z. Pjetër Pjetri, i cili ka sqaruar se në rrethanat e zhvillimeve të fundit, kërkohen fondacione për të aplikuar për grande konkuruese pranë Bashkimit Europian. Këshilltarët pasi kanë kërkuar informacione të ndryshme, kanë votuar me shumicë votash krijimin e këtij fondacioni.

Më tej është vijuar me miratimin e vlerësimit të dëmeve për familjet e Dila Simoni dhe Aleksander Marku nga njesia vendore e Rubikut. Keshilltari Arben Tusha dhe keshilltarja Dila Prenga, kane kërkuar informacion per faktin se nga janë dhe se a është i besueshmëm komisioni që ka vlerësuar dëmet dhe pse në komisionin përkatës nuk ka asnjë antar këshilli. I menjëhershëm ka qënë reagimi i këshilltarit Gjovalin Valca i cili ka thëhë se edhe për përmbytjet apo dëmet në shkallë vendi, banorët i drejtohen qeverisë dhe jo parlamentit. Komisionet i cakton qeveria dhe kalojnë për miratime në parlament.

Pjetër Pjetri ka sqaruar se komisionet janë të besueshme se përbëhet nga drejtuesi i njësisë vendore, ingjinieri i bashkisë, drejtori i emergjencave në Bashki si dhe inspektori përkatës. Çdokush është i lirë të bëjë verefikime, të ngrejë komisione verefikuese për çdo paqartësi. Më tej edhe këto projekt vendime u miratuan me shumicë votash.

Po ashtu u miratua një propzim për Ministrinë e Zhvillimit Urban, për përfitimin e bonusit të strehimit për një kategori të caktuar familjesh, konkretisht të Agim Picakut me fëmijë të paralizuar dhe disa të tjerëve që përcakton ligji.

Në fund është miratuar lista e të gjitha dëmtimeve që janë bërë në banesa dhe rrugë gjatë shirave të fundit të muajit janar.