Bashkëpunimi mes Bashkisë Mirditë dhe Ministrisë më të rëndësishme të shtetit Shqiptar, atë të Mbrojtjes, ka nisur të japë frytet e saj mjaft të rëndësishme në shërbim të komunitetit.

Kjo u pa qartë sot në fshatin Katund i Vjetër të njësisë Rubik,Picture 003 ku ministrja Mimi Kodheli dhe Kryetari Ndrec Dedaj uruan banorët e këtij fshati për urën e re.

Thjeshtë, dy personalitet janë takuar me banorët me traditë të këtij fshati, në një atmosferë mjaft të ngrohtë edhe për faktin se kjo urë e cila është 12 metra e gjatë dhe mund të mbajë 25 ton, bashkon për herë të parë në historinë e lashtë të këtij fshati dy lagjet, atë të Katundit të Vjetër dhe lagjes Bulgër.

Në ceremoninë e përfundimit të punimeve kanë qenë të pranishëm banorët e dy lagjeve të fshatit, kryetari i këtij fshati z. Kolë Pali, administratorja e njësisë së qeverisjes Vendore, znj. Flora Jushi, drejtues të niveleve të tjera të Ministrisë së Mbrojtjes si shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Fatmir Lokaj, si dhe zyrtarë të Bashkisë Mirditë.

Kol Pali tha se se kjo urë mjaft cilësore do të lidhë banorët e dy lagjeve3 në mënyrë mjaft komode, pasi në raste shirash apo moti të vështirë kanë qenë mjaft të izoluar jo vetëm për raste festash apo fatkeqësish, por edhe për fëmijët të cilët ndjekin shkollën në anën tjetër të fshatit, por edhe në qytetin e Rubikut.

Ndërsa administratorja e njësisë vendore Rubik znj. Flora Jushi, tha se për  25 vite me rradhë  ishte premtuar disa here ndërtimi i kësaj ure, por askush nuk kishte vënë dorë dhe banoret ishin te zhgenjyer sigurisht.

Falenderimi i pare shkon per kryetarin e bashkise z.12650480_948507098560667_123599702_n Dedaj, pasi sapo une bera kerkesen duke ju referuar ankesave të banorëve, erdhi dhe e verefikoi në vend situatën në të cilën ndodhej ajo lagje e fshatit.

Falenderim për banorët, por dhe punonjesve te njesise vendore Rubik qe kane punuar per sistemimin e ambjentit përrreth vendit ku është ndërtuar ura, por veçanërisht ndihmës bujare të bisnesit që mundësuan ndërtimin e këmbave të urës, përfundon znj. Jushi.

Ministrja Kodheli dhe kryetari Dedaj pasi kanë shtërnguar dorën me të gjithë banorët, kanë dhënë edhe deklarata për mediat.

Në prononcimin e saj, znj Kodheli theksoi se falë bashkëpunimit gjithnjë e më intensive civil dhe ushtarak, kemi ofruar suportin për të gjitha ato zona që janë përmbytur për shkak të shirave, për shkak të zjarreve, rrëshqitjes së dherave, etj. Sot jemi në një zonë të thellë të Shqipërisë, në Katundin e Vjetër të Rubikut, ku forcat e armatosura në një kohë rekord kanë ndërtuar një urë rreth 12 metra të gjatë, me një tonazh 25 ton rezistencë, për të lidhur jo vetëm banorët, por sëpari që fëmijët të shkonë në shkollë, njerëz që kanë nevojë të shkojnë në spitale e pa dyshim, lëvizja normale të këtyre njerzve bujarë. E them bujarë, sepse banorët kanë qënë shumë afër me forcat e armatosura gjatë kohës që ata punonin për ndërtimin e kësaj ure, i kanë pranuar ata në familjet e tyre. Ata që kanë punuar këtu kanë ndjerë një ngrohtësi të jashtëzakonshme, ndaj dua të falenderoj banorët e zonës, të falenderoj kryetarin e bashkisë z. Ndrec Dedaj dhe të gjithë ata që kanë bërë të mundur ndërtimin e kësaj vepre, e cila do të rezistojë ashtu sic do të rezistojë lidhja e fortë civilo – ushtarake

Ne vjim z. Ndrec Dedaj tha se falenderoj ministren Kodheli, falenderoj Forcat e Armatosura për ndërtimin e kësaj ure shumë herë të premtuar, por që u bë e mundur tani falë ndihmës së ministres së mbrojtjes znj. Mimi Kodheli. Falenderoj gjithashtu edhe banorët e këtij fshati të cilët bashkpunuan dhe mbështetën forcat e armatosura për ndërtimin e kësaj ure. Jam i bindur se bashkëpunimi me FA do të jetë i vazhdueshëm edhe në të ardhmen.

Edhe banorë të shumtë kanë shprehur vlerësimin e tyre për ndërtimin e kësaj ure e cila tashme bën të mundur lidhjen mes dy lagjeve edhe në kohë me mot të vështirë.

a.n