Para nje komisioni të vëmendshëm dhe elitar, te shpallur me urdhër të kryebashkiakut Ndrec Dedaj, në një takim të hapur për publikun, te interesuarit për stemen e re te Bashkisë Mirditë, shpalosen modelimet e tyre, të shoqëruara me spjegime të detajuara. Ishte një nga konkurimet më transparente deri me tash, por dhe me një angazhim tej parashikimit, ndërkohë që komisioni ka lënë disa ditë kohë për ti shqyrtuar në mënyrë të hollësishme, me idenë për të qënë sa më objektivë. Ndërkohë që konkurimi do të jetë i pranishëm edhe për publikun e gjerë, përmes portalit të bashkisë Mirditë. Në ditët vijuese në këtë portal do të publikohen të gjitha punimet e konkuruesve sëbashku me një përshkrim për secilën paraqitje.

Prandaj të gjithë aplikantët janë të lutur ti dërgojnë punimet e tyre, sëbashku me përshkrimin për sejcilin punim, në adresën e hapur për këtë qëllim e cila është: stema@bashkiamirdite.gov.al

Paraqitën modelet e tyre:

  1. Viktor Çupi
  2. Gjokë Pepa
  3. Artan Toma
  4. Zef Lleshaj
  5. Vlash Kaçorri
  6. Gjovalin Kaçorri
  7. Preng Gjikolaj
  8. Benard Lekgegaj
  9. Saimir Kola
  10. Juli Vlashi
  11. Studentet: Denis Gjoka, Blenard Dudi, Ada Kacorri ne bashkepunim.
  12. Albian Marku
  13. Refki Gollopeni (Kosove)
  14. Arben Loci.