Nis zbatimi i projektit “Zhvillimi i Ekoturizmit (DETUREL) ne zonen e Rubikut”, me kater bujtina, harten dixhitale dhe sinjalistiken

Pas nje bashkepunimi dinamik me bashkine Mirdite, diten e merkure (18 nentor) ne zonen e Rubikut, u organizu promovimi ne terren i Projektit “Zhvillimi i Eko-turizmit (DETUREL), i financuar nga RDP (Programi i Zhvillimit Rajonal) me financim te Agjensise Austriake per Zhvillim (ADA) dhe Agjensise Zvicerane per Zhvillim (SDC).

Projekti ne fjale para nje viti u miratua dhe ne Keshillin e Qarkut Lezhe pas marreveshjes ndermjet ketij keshilli dhe RDP, per t’u implemtuar ne menyre te detajuar ne disa zona te qarkut si ne ato te Lezhes dhe te Mirdites.

Takimi u zhvillu ne njeren prej kater bujtinave te ngritura ne zonen e Rubikut (bujtina Biba ne Bulshize), ndersa tre te tjera jane ne zonen e Katundit te Vjeter. Pos qytetareve dhe banoreve vendas  moren pjese autoritetet vendore, perfaqesues nga Instituti i Kerkimeve Urbane, perfaqesues te keshillit te qarkut dhe nga axhensione te ndryshme turistike.

Veprimtaria ishte perceptuar si nje lloj workshop-i i hapur ne natyre, pikerisht tek bujtina Biba, per t’u njohur me menyren e organizimit te kesaj bujtine, qe nga arredimi i brendshem karakteristike tipologjike te nje kulle te rikonstruktuar mbi “trupin” 12255556_10206903180050060_1579026163_oe rrenojave 250 vjecare te saj. Nje reportazh filmik u shfaq per pjesemarresit ne mjediset e brendshme, ndersa jane shperndare guidare dhe harta te ndryshme, fletpalosje etj.

Ne hapjen ceremoniale te kesaj veprimtarie drejtori i Institutit te Kerkimeve Urbane, E. Vokopola, falenderoi gjithe aktoret qe mundesuan realizimin e ketij projekti ne kete zone dhe theksoi faktin se tashme ai duhet konsoliduar per t’u bere i dobishem per komunitetin dhe per te hedh nje hap per me tej ne Mirdite.

Kryebashkiaku Ndrece Dedaj, ne pershendetjen e tij, theksoj se Mirdita eshte nje rajon i pasur me resurse turistike, dhe se bashkia qe ai drejton, e ka ne planin e vet strategjik kujdesin ndaj gjithe aktoreve qe ndikojne ne kete proces dhe qe e promovojne konkretisht Mirditen me projekte te prekshme. Ai e cilesoi kete projekt si me te prekshmin deri tani ne Mirdite sa i perket 12268676_10206903179970058_175984207_oekoturizmit duke premtuar se bashkia do te behet pjese e dinamikes turistike edhe per zona te tjera, per t’u bere pjesemarrese ne zbatime projektesh konkrete qe nga Guida e Mirdites, hartat pershkruese e deri tek zbatimi konkret neper zona. Ideja e IKU eshte qe ne Mirdite te mundesohen deri ne 100 bujtina te tilla pritese ekoturiztike. Porjektin ne fjale e pershendeti ne emer te Keshillit te Qarku dhe nenkryetari, Agostin Marku.
Drejtuesit e projektit theksuan se “Natyra dhe metotodologjia e projektit janë krijuar për të rritur qëndrueshmërinë e rezultateve të pritshme nga projekti në të ardhmen. Të gjitha aktivitetet e kryera në kuadër të këtij projekti janë projektuar për të arritur objektivat specifike të cilat janë: ndërtimi i konceptit të turizmit, zhvillimi i standardeve për turizmin familjar (Bujtinat) dhe përfshirjen e zonës rurale të Rajonit Mirdite në ofertat turistike rajonale dhe kombëtare.
Projekti është zbatuar në një bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor Mirdite, me një përfshirje maksimale të palëve të interesuara vendore dhe rajonale, siç janë operatorët turistik, pronarët e shtëpive, agjensi rajonale të vendosura në Lezhë dhe Agjensia Kombetare e Turizmit në Tiranë. Tashmë janë prodhuar një numër i produkteve promocionale, siç janë materialet promocionale të cilat kontribuojnë në vlerësimin e projektit.12248322_10206903179650050_1742633367_o Këto materiale promocionale do të jenë të efektshme edhe pas përfundimit të projektit duke kontribuar në mënyrë direkte në qëndrueshmërinë e tij.
Ky projekt do ti japë jetë këtyre lidhjeve vendore duke institucionalizuar të gjithë proçesin e promovimit dhe zhvillimit turistik bazuar në një bashkëpunim të ngushtë me palët e interesuara. Projekti i cili e merr inercinë në sektorin e turizmit, është menduar si një investim i qëndrueshëm financiar, nëpërmjet fondeve të përftuara nga aktorë vendorë të cilët janë trajnuar dhe mbështetur nga IKU (Instituti i Kerkimeve Urbane) në drejtimin e shkrimit të projekt propozimeve dhe aplikimit për grante. Ky projekt shërben si një model për projektet e tjera, në rrugën e zhvillimit të eko-turizmit dhe agro-turizmit për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, mjedisor dhe social.

Pershendeten dhe perfaqesues te ADA dhe SDC, si dhe vete perfaqesuesit e bujtinave.

Me pas kengetare dhe valltare te ansamblit Mirdita dhe ata te zones, performuan kenge, melodi dhe valle te tradites.

Per te pranishmit u shtru ne zakonin e nje bujtine dhe nje pritje tradicionale me produkte te zones.

Leave a Comment