Kthimi në muze të genocidit komunist i burgut famkeq i Spaçit, është drejt faktit të kryer. Bashkia Mirditë po përkrah të gjitha iniciativat që vijnë nga faktorë të ndryshëm që mbështesin një ide të tillë të kahershme, por që prej 25 vitesh ka mbetur vetëm ne kuadrin deklarativ, duke lënë shteg për shkatërrrimin e tij, qoftë nga dora e njeriut, e qoftë nga erozioni i viteve që e kanë lënë në harresë.

Bashkia Mirditë tashmë ka në asetet e saj ndërtesat e burgut, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave  me nr 1058, datë 28. 10. 2009 “Për miratimin e listës përfundimtare të pasurive të pa luajtshme publike shtetërore”, që kalojnë në pronësi të Komunës Orosh, të qarkut Lezhë”. Në shkresën përjellëse të Ministrisë së Brendshme që mban datën 10. 11. 2009, në citimin “se ky vendPicture 052im do të shërbejë për për kryerjen e të gjithë proedurave të tjera, të cilat lidhen me rregjistrimin pranë ZRPP.

Janë bërë disa studime, dhënë disa leje të ndryshme shfrytëzimi, por që deri më tani nuk kanë shërbyer për frenimin e degradimit të këtij aseti mbarë kombëtar, siç është edhe burgu i Spaçit. Duke shfletuar dokumenta arkivore dhe dokumenta të tjerë zyrtarë, vëren se faqja e malit ku dikur shtrihej burgu i Spaçit, është vizuar nga tre ngjyra, ku spikat një sipërfaqe një zonë që është dhënë për shfrytëzim të nëntokës një firme të huaj, por që për më shumë se tre vite kur është dhënë kjo leje, nuk VKM per kalimin ne pronesi te Pushtetit vendorështë bërë asnjë ndërhyrje. Pritet
që në ditët në vijim situate të ndryshojë, pra miniera të vihet në eficensë, me rinovimin e lejes së shfrytëzimit të cilës i ka kaluar afati.

Më herët, konkretisht në vitin 2007, ministri i kohës z. Ylli Pango, me propozim të Insitutit të Monumenteve të Kulturës, nënshkruar nga drejtori Loren Bejko, urdhëron shpalljen monument kulture të kategorisë së II-të, për burgun e Spaçit duke përaktuar edhe një kufizim zone të mbrojtur.

Lista e objekteve te kalon ne pronesi te pushtetit vendorNë vendim tjetër i qeverisë i ili ka garantuar mbrojtjen e zonës ku shtrihet burgu i Spaçit, mban datën 23.06.2015, ku me firmë të Ministres së Kulturës znj. Mirela Kumbaro shtohet hapësira e
zonës së mbrojtur, duke speifikuar më plotësishit të gjithë territorin që kishte të bënte me burgun, por edhe me minierën që furnizohej me krahë pune, pikërisht nga burgu. Në shkresën me nr. 241.prot qartësish shpallet e zonë e mbrojtur për projektin “Monument Kulture i kategorisë II, “Burgu i Spaçit”.

Monument kulture 2015Tashmë me marrjen në administrim të zonës së kushtrihet ish burgu i Spaçit nga Bashkia Mirditë, po bëhen të gjitha përpjekjet që vitin e
ardhshëm (2016) ne këtë burg vizitorët e shumtë nga të gjitha trevat shqiptare e më gjerë, të njihen me kalvarin dhe vujtjet e një populli, për afro pesë dekada.

Leave a Comment