Këshilli Bashkiak i Mirditës është mbledhur sot për të shqyrtuar dy çështje të rëndësishme të fundvitit. Mbledhja ka qenë jashtë rradhe, për vetë problematiken që mbarte. Pika e parë e rendit të ditës kishte të bënte për ndarjen e bursave për nxënësit që për herë të parë janë ulur në auditoret e shkollave të larta.

Ndërsa pika e dytë kishte të bënte me miratimin e listës së përfituesve të ndihmës ekonomike. Duke qënë se veprimet financiare për këtë vit mbyllen me 21 dhjetor, është parë e udhës që vendimi të shqyrtohej jashtë rradhe, me qëllim që përfituesit ti marrin pagesat para festave të fundvitit. E nëse pika e dytë u kalua me konsensus, pasi në projektin e paraqitur nga administrata e bashkisë nuk kishte shtesa apo largime emrash në listat e përfituesve, pika e parë që kishte të bënte me akordimin e bursave për studentët ka hasur në mendime të ndryshme në lidhje me mënyrën e shpërndarjes së tyre.

Pjetër Pjetri, kryetar i këtij këshilli ka bërë të ditur se në zbatim të shkresës Nr. 9402/6 datë 01. 12. 2015 të MAS, Bashkia Mirditë përfiton 25 të bursa për studetë, ndërkohë që në bashki ishin depozituar 50 kërkesa të tilla.

I pari që e ka marrë fjalën ka qënë këshilltari Gjon Pjetri i cili ka sygjeruar që të stimulojmë profesionet e më të kërkuara, duke specifikuar se Mirdita ka më shumë nevojë për mësues matematike, fizike, fiskulture etj, pasi sipas tij vendi është mbushur me psikologe e juristë të famshëm. Më tej ai ka propozuar që të shtyhet për një ditë tjetër shqyrtimi i këtij vendimi. Kjo ka hasur në kundërshtimin e kryetarit të këshillit z. Pjetër Pjetri, i cili ka sqaruar se shqyrtimi i sotëm ishte në limitet ligjore dhe kishte rrezik që bursat të digjeshhin.

Këshilltari tjetër Arben Tusha ka kërkuar që të marrin bursë të plotë kategoria e jetimëve që në fakt në lista ishte vetëm një prej tyre, e më pas të vijohej sipas mesatares.

Kanë vijuar me diskutimet e tyre këshilltarët e tjerë si Frrok Kaçorri, Genc Përgjoni, të cilët kanë dhënë opsione të ndryshme për ndarjen e bursave.

Në fund e ka marrë fjalën këshilltari Altin Nikolli i cili ka propozuar që, meqenëse janë 50 kërkesa për 25 bursa, të bëhet një ndarje e barabartë mes tyre me nga një gjysëm burse. Ndërsa me shtesat e pritshme, z. Nikolli ka kërkuar të ndiqen rregulli sipas te cilit, të parët të jenë jetimet (një) dhe ata që kanë mesataren më të lartë.

Një propozim të tillë kryetari i këshillit z. Pjetër Pjetri e ka hedhur në votë, propozim i cili ka marrë shumicën e votave, duke u kthyer në vendim përfundimtar.

Lista e studentëve përfitues:

Ada Zef Lleshaj

Albana Aleks Lleshaj

Alda Paulin Legisi

Arbjeta Lek Bushi

Argena Zef Ndoj

Ardiana Zef Laska

Danjela Fran Prenga

Desara Bardhok Përleka

Dentila Shtjefen Frroku

Dorinela Martin Çupi

Dorina Preng Lusha

Ederin Nikollë Marku

Elsida Petrit Prenga

Eleni Vasil Ndoj

Ersilda Agim Çupi

Eridon Ndue Kola

Eridon Gjon Marku

Elona Zef Biba

Elona Gjovalin Prenga

Eljona Viktor Gjoka

Elvis Ndue Nikolli

Elsuida Gjet Ndoj

Endreona Ndre Noka

Esma Pal Dodaj

Esterina Gjovalin Gjeta

Fiorentina Fran Lleshaj

Griselda Zef Jushi

Geraldo Gjergj Përleka

Gjergj Petrit Gjoka

Gjuana Gjovalin Pepkolaj

Henerigerta Gjovalin Vokrri

Izaura Niko Karroja

Klara Gjok Marku

Klotilda Robert Gjoka

Klea Llesh Ndoci

Leonora Frederik Radi

Liljana Llesh Gjini

Matilda Preng Kola

Mario Llesh Gjeta

Migena Ndue Mhilli

Pranvera Ndrek Kola

Orenta Gjovalin Marku

Ridvan Fran Dodaj

Renardo Prend Pjetri

Tea Bardhok Gjikolaj

Valeria Viktor Gjikolaj

Valentina Gjok Haçi

Xhensilda Ndue Jushi

Xhuljeta Dritan Noku