Është hera e parë në historinë e 25 vitev e të fundit, që komuniteti egjyptian në qytetin e Rrëshenit dhe rrethina, ka prekur vëmendjen e Bashkisë Mirditë me një fond të akorduar nga Ministria e Zhvillimit Urban.

Me një fond prej 5 milion lekësh të reja (me tvsh), shumë familje të këtij komuniteti kanë përfituar ndërhyrje në banesat e tyre, ndërhyrje të cilat kanë konsistuar në vendosjen e çative të reja bashkohore, ndërrimin e dyerve dhe dritareve egzistuese, me të tjera të reja, koperturandërhyrje në shtrimin e disa dhomave me pllakë, rikonstruksione tualetesh, rrjeti elektrik, rrjeti hidraulik etj. Pikërisht sot, për të parë ecurinë e punimeve, këto ambiente i ka vizituar Ministrja Eglantina Gjermeni.

Me të mbërritur në qytetin e Rrëshenit, Ministrja Gjermeni është pritur nga Kryetari i Bashkisë Mirditë z. Ndrec Dedaj, Kryetari i Këshillit Bashkiak z. Pjetër Pjetri, sekretari i këshillit Bashkiak z. Gaspër Topollaj etj.

Në takimin në zyrë, z. Ndrec Dedaj i bëri një panoramë të situatës në Mirditë, duke evidentuar faktin tashmë se një studio italiane sapo ka dorëzuar projektin për ridimensionimin e sheshit “Abat Doçi’ dhe një sërë hapësirash sociale në qytet. Pasi kanë hapur projektin, e kanë vlerësuar si mjaft bashkohor që tashmë pret finacimin për fillimin e punimeve. Gjithashtu z. Dedaj vuri në dukje nevojën për disa ndërhyrje të rëndësishme, të cilat do të jenë në qendër të vëmendjes vitin që vjen, si rikonstruksionin e sistemit vaditës, ku edhe është marrë garancia nga Ministria e Bujqësisë, ndërtimin e by-pas it të Rubikut, shtesë dhe rikonstruksionin e gjimnazit Rrëshen, e pararikonstruksionin e rrugëve rurale të cilat janë në gjëndje mjaft të rëndë, pa anashkaluar rrugën lidhëse mes qytetit Rrëshen dhe autostradën.

Z. Ndrec Dedaj vuri në dukje se primare dhe mjaft emergjente mbetet rikostruksioni dhe asfaltimi i rrugës për Lurë, rrugë e cila do ti jepte një frymarrje të jashtzakonshe turizmit në këtë zonë, por edhe nje impakt pozitiv në jetën e banorëve aktualë dhe të shumë të tjerëve, që janë larguar pikërisht për këtë 2001_534640063377756_2526256961559569904_narsye.

Nga ana e saj znj. Gjermeni vleresoi me nota maksimale angazhimin e kryetarit Ndrec Dedaj, duka garantuar edhe mështetjen e ministrisë së drejtuar prej saj, në financimin e projekteve tashmë në udhë të mbarë të Bashkisë Mirditë.

Të dy bashkbiseduesit kanë vlerësuar angazhimin e Caritasit Austriak, për ndërtimin e një qendre të madhe sociale, angazhim i cili tashmë ka marrë udhë. Po ashtu u vlerësua fakti se bashkia ka futur në rrugë formale dhe e dyta ligjore bashkpunimin me disa prej bisneseve të mëdha që operojnë në Mirditë, si hidrocentrali i Qaf-Mollës, ndërtim e shfrytëzim minierat e Spaçit, etj.

Gjatë rrugëtimit në këmbë në unazën e sapo rikonstruktuar të qytetit Rrëshen, Kryetari Ndrec Dedaj dhe Ministrja Gjermeni kanë vlerësuar nevojën për ndriçimin e plotë të saj, krijimin e ambienteve pushuese gjatë gjithë gjatësisë, pasi në mbrëmje sidomos, shumë qytetarë dalin në këmbë për qetësi dhe frymarrje më të lirë.

Në vizitën nëpër banesat e komunitetit egjyptian, Ministrja Gjermeni dhe kryetari Ndrec Dedaj kanë hyrë në çdo dhomë që ka prekur ndryshimin me fondin përkatës. Të gjithë banorët kanë shprehur falenderimet e tyre, pasi sipas tyre, ishte hera e parë që familjet e tyre kishin përfituar mbështetje të tillë, që ka ndryshuar rrënjësisht jetën e tyre.

Në fund në jë deklaratë për mediat, ku prezent ishte edhe deputeti fundEduart Ndocaj, znj. Eglantina Gjermeni, tha se vitin që vjen, fondi për mbështetjen e komunitetit rom dhe egjyptjan do të jetë 20 përqint më i madh se sa viti që po mbyllim. Në këtë kontekst ajo përmendi se do të jenë 183 familje rome dhe egjyptjane që do të përfitojnë nga një fond prej 113 milionë lekësh.

Edhe deputeti Eduart Ndocaj vlersoi punën e Minsrisë së Zhvillimit Urban në mbështetje të kësaj kategorie sociale, ndërkohë që edhe kryetari Ndrec Dedaj e ka siguruar këtë komunitet se edhe në të ardhmen Bashkia Mirditë do ti ketë në qendër të vemendjes së saj.