-vizita në Burgun e Spaçit kantinën “Arbri”, dhe në bujtinën “Biba”-

Në përgjigje të ftesës së z. Ndrec Dedaj, kryetar i Bashkisë Mirditë, ambasadori i i Zvicrës në Shqipëri z. Christoph Graf, ka zhvilluar vizitë një ditore në Mirditë. Rreth orës 10 paradite, ambasadori Christoph Graf dhe stafi i tij, janë prituar nga Kryetari i Bashkisë z. Dedaj në zyrën e tij.

Që në fillim të bisedës z. Graf shprehu habinë e tij, teksa tha se se si staf kishin udhëtuar në shumë raste për në Kosovë, por që sot ishte hera e parë që vinin në qytetin e Rrëshenit. Në vijim të bisedës së ndërsjelltë, zoti ambassador është interesuar dhe ka bërë pyetje të shumta në lidhje me Mirditën, punën dhe mënyrën e jetesës në zonën e Mirditës, duke veçuar faktin nëse moratorium 10 vjeçar për pyjet, do të kishte ndikim në jetesën e zonës.

Në përgjigje të interesimit të ambasadorit të zvicrës në Tiranë, z.
Ndrec Dedaj pasi ka falenderuar për përgjigjen pozitive të ftesës së tij, katatimet bërë një panoramë të zgjeruar të situatës në Mirditë, pritshmëritë për të ardhmen si edhe angazhimin e e stafit të Bashkisë drejtuar prej tij, për të qënë në shërbim te qytetarëve.

Dedaj tha se ndarja e re territorjale ka qënë e domosdoshme për shumë arsye, ndërkohë që deri në muajin shkurt kur edhe do të miratohet struktuara e re, është punuar dhe do të punohet me struktura kalimtare. Z. Dedaj tha se mundësitë e bashkisë janë të kufizuara për investime të mëdha, por po punohet me projekte për të siguruar donacione nga donator të ndryshëm, vendas dhe të huaj. Në përgjigje të pyetjes rreth moratoriumit të pyjeve, z. Dedaj tha se kjo nismë duhej të ishte bërë edhe më herët, por gjithësesi procesi duhet të shoqërohet me të tjera grande në sektorin e bujqësisë. Ambasadori Christoph Graf u interesua edhe për religjonin, bashkpunimin ndërfetar, ndërsa mori përgjigje për përbërjen e popullsisë së Mirditës, popullsi e cila i përket besimit katolik.

Në fund ambasadori Christoph Graf vizitoi të gjitha zyrat ku ushtron aktivitetin administrata e bashkisë duke u njohur me punën dhe funksionet e sejcilës zyrë.

Më pas vizita e parë ka qënë në kantinën “Arbri” e mirnjohur për prodhimin ekantina verës, rakisë por sëfundi edhe për prodhimin e shampanjës. Në ambientet e kantinës “Arbri” ambasadori Christoph Graf u prit nga presidenti z. Fran Kaçorri i cili e ka njohur atë me teknologjinë e kësaj kantine, cilësine e produkteve, shtrirjen e tregut brenda dhe jashtë vendit, por edhe me ambiciet e tij për shtimin e aktivitetit. Ambasadori ka vizitur të gjitha ambientet ku bëhet përpunimi i produktit, tashmë sipas standarteve te BE-së.

Vizita pasuese ka qënë në ish burgin e Spaçit, i cili sëshpejti pritet të shëndërrohet burgu spac2në muze të genocidit komunist. Ambasadori dhe stafi i tij, për më shumë se një orë ka vizituar të gjitha ambientet e mbetuara si dhe është njohur me të gjithë historikun e këtij burgu, ndër më famkeqit në Europë.

Kryetari i Shoqatës së Përndjekurve Politikë të Mirditës z. Lekë Shtinja e ka njohur ambasadorin me shumë aspekte të trajtimit të burgosurve të këtij burgu, ndërkohë punonjësi që merret me mirmbajtjen e burgut. Z. Gjetë Gjoni, ka bërë një përshkrim të burgu spacdetajuar për sejcilën nga ndërtesat e këtij burgu.

Në fund të vizitës në këtë burg, z. Christoph Graf theksoi mbështjen e Tij, për kthimin në Muze të kujtesës të këtyre ambienteve.

 

Dita është mbyllur me një vizitë në njërën prej bujtinave në fshatin Bulshizë të Rubikut. Z. Christophbujtina Graf sëbashku me stafin është futur në njërën prej dhomave të bujtinës “Biba” ku nga i zoti i Bujtinës z. Pal Biba, është bërë një panoramë e zgjeruar për vizita, mundësitë dhe pritshmëritë e këtij projekti.

a.n