__________________________________ ____________________________

                                             REPUBLIKA E SHQIPËRISË

                                              BASHKIA MIRDITE

                                                             N j o f t i m !

 

“ Për  vend  pune vakant- Specialist për gjendjen civile

Mbështetur në ligjin nr.10129,dt.11.05.2009 “Për gjendjen civile”, pika 2 ,Urdhërin nr.577, dt.04.11.2015 ”Për miratimin e rregullores për pranimin në detyrë të nëpunësit të zyrës së gjendjes civile në Bashki”,shpallet vakant nje vend pune:

Specialist i gjendjes civile- NJA-ve  Rrëshen –B.Mirditë”.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin në Bashkinë Mirditë-ose në DPGJ –Tiranë ,deri më dt.22.02.2016 :

  1. Kërkesen personale për vendin e punës,
  2. CV(Curriculum vitae)
  3. Diplomë e shkollës së lartë-fotokopje e noterizuar.
  4. Dëshmi penaliteti,lëshuar nga Minisria e Drejësisë.(e lëshuar jo më parë se 3 muaj para datës testimit!)
  5. Dëshmi zotërimi të njohurive bazë të kompjuterit.
  6. Fotokopje letër njoftimi apo karte të identitetit.
  7. Fotokopje e librezes së punës. (nëse ka qënë punësuar më parë !)

Mungesa e një prej dokumenteve apo pavlefshmëria e tyre ,sjell skualifikimin  e konkurentit.

Kandidatët do të testohen nga DPGJC –Tiranë ,për njohjen e: ligjit nr.10129 dt.11.05.2009 “Për gjendjen civile”,ligjit 8951 dt.10.10.2002”Për numrin e identitetit shtetasve”,ligjit 8951 dt.10.10.2002 “Për dokumentin e identitetit shtetasve shqiptarë” ,ligjit nr.9062 “dt.08.05.2003 “Kodi i familjes “,ligjit 9154 dt.06.11.2003 ”Për arkivat” ,ligjit 139/2015,“Për Vetëqeverisjen vendore” ,ligjit “Për Prefektin” si dhe akte të tjera n/ligjore në zbatim të këtyre ligjeve.

Testimi do të kryhet me dt.29.02.2016 ,ora 13.00 në  sallen e Bibliotekes së Bashkise Lezhë, nën drejtimin  dhe monitorimin e DPGJ-së.

Për  paqartësi apo detaje më të hollësishme kontaktoni në sektorin e B/Njërëzore të B.Mirditë – Godina e Administrates  Bashkisë, kati i katërt.

                               BASHKIA   MIRDITË

( SEKTORI I BURIMEVE NJËRZORE )