_______________________________ _____________________________________
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA MIRDITË Nr.____prot Datë ___/___/2016
Njoftim për vend të lirë pune.
“Plotësim vendi të lirë pune në kategorinë e ulët drejtuese”
( Ngritje në detyrë )
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese,
Bashkia Mirditë shpall procedurat për plotësimin e një vendi të lirë në kategorinë e ulët drejtuese në këtë pozicion pune:
P/Sektorit për rregullin e brendshëm dhe monitorimin e administratës (nëpunës civil i nivelit të ulët drejtues).- Përshkrimi I përgjithshëm për pozicionin e punës:
“ Ky nëpunës civil I kategorisë së ulët drejtuese ,pergjigjet para Drejtorit përkatës për monitorimin e rrregullit të brendshëm të administratës,disiplinën e e gjithë punonjësve dhe nëpunësve,zbatimin e rregullave dhe kodit etik të brendshëm në mjediset e administrtës,mirëmbajtjen e higjenen e e zyrave,qarkullimit të brendshëm ,funksionimin e recepsionit,sekretarisë,arkivit ,furnizimin me mjete kancelarie dhe pajisje të zyrave sipas nevojave dhe mundësive që disponon bashkia në parashikimet buxhetore”
Detyrat e konkretizuara përshkruhen në rregulloren e brendshme të funksionimit të administrates.
Konkurimi është i hapur për nëpunësit civilë të një kategorie më të ulët me proçedurat e NGRITJES NË DETYRË, sipas parashikimeve të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”.
- Kandidatët duhet të plotësojnë KUSHTET MINIMALE:
- të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
- të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;
- të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.
- Arsimi:
Arsimi i lartë ,diplomë e nivelit të dytë.
- Përvoja:
Të ketë përvojë pune në administratë publike,mbi 5 vjet.
Tjetër:
- Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e gjuhe të dytë të BE
- Të ketë njohuri shume te mira mbi programet bazë të punës në komjuter.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.
- Dëshmi të tjera kualifikimi dhe trajnimesh përbëjnë avantazh.
TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS
- Emërtesa e pozicionit: P/sektori I rregullit të brendshëm dhe monitorimit të administrates së Bahkisë.Mirditë.
- Drejtoria: Drejtoria e B/njerzore,rregullt të brendshëm ,ndihmës juridike dhe përfaqësimit ligjor.
- Sektori: Sektori i monitorimit të rregullit të brendshëm të administrates.
- Raporton tek: DREJTORI I DREJTORISE
- LISTA E DOKUMENTEVE QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI
- Letër motivimi për aplikim në vendin vakant;
- 1 kopje jetëshkrimi;
- Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;
- Fotokopje e diplomës. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
- Fotokopje e listës së notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
- 1 kopje e librezës së punës e plotësuar;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
- Çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
- Dëshmi të njohjes së një gjuhe të huaj;
- Fotokopje e letërnjoftimit.
MËNYRA E DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Dokumentet do të dorëzohen në B.Mirditë-Zyra e protokollit,kati I dytë. Afati i dorëzimit të dokumenteve deri 15.03.2016 .
Data e daljes së rezultateve për fazën e verifikimit paraprak 25.03.2016.
- DATA DHE VENDI I REALIZIMIT TË INTERVISTËS :
05.04.2016,ora 14,në sallen e Këshilit bashkiak..
Gjatë intervistës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre mbi:
” Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
” Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”;
” Kodin e Procedurave Administrative;
” Ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”
“Ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”,”Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike “
Në vlerësimin e kandidatëve, përfshihen: a) vlerësimi i jetëshkrimit, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, përvojës e trajnimeve, të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve individuale në punë; b) vlerësimi me shkrim; c) intervista e strukturuar me gojë. 28. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen, përkatësisht: a) 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar; b) 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë; c) 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
- Kandidati/kandidatët fitues është/janë ai/ata që renditet/en i pari/të parët nga kandidatët që kanë marrë, të paktën, 70 pikë (70% të pikëve)
Njësia përgjegjëse njofton, individualisht, kandidatët që kanë konkurruar, për rezultatin e tyre, brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga dita që komiteti per ngritjen ne detyre, i njofton vendimin e tij.
Kandidati, pavarësisht nga e drejta për t’u ankuar në gjykatën administrative, ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim edhe në KPND për rezultatin e pikëve, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike, nga data e njoftimit individual, për rezultatin e vlerësimit. Ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimi
Procedimi i metejshëm ,vijon bazuar në VKM nr.242 dt.18.03.2015 “për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese në SHC.”
Ndërkohë B.Mirditë, nëse dështon procedura e plotësimit të vendit punës ,me levizjen paralele ka marrë vendim, në përputhje me pikën 4, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, që në procedurën e ngritjes në detyrë kanë të drejtë të konkurrojnë edhe kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil.
BASHKIA MIRDITË
( SEKTORI I BURIMEVE NJËRËZORE )