______________________________ _____________________________________

                                                REPUBLIKA E SHQIPËRISË

                                                     BASHKIA MIRDITË                                                                                                                                         Nr.____prot                                                                                        Datë ___/___/2016

 

                                            Njoftim për vend të lirë pune

 

                 “Plotësim vendi të lirë pune  në kategorinë  e ulët drejtuese

                                               ( Levizje paralele )

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese,

Bashkia Mirditë shpall procedurat për plotësimin e një vendi të lirë në kategorinë e ulët drejtuese në këtë pozicion pune:
1. P/Sektorit për rregullin e brendshëm dhe monitorimin e administratës (nëpunës civil i nivelit të ulët drejtues).

 

  1. Përshkrimi I përgjithshëm I punës për pozicionin e punës:

“ Ky nëpunës civil I kategorisë së ulët drejtuese ,pergjigjet para Drejtorit përkatës për monitorimin e rrregullit të brendshëm të administratës,disiplinën e e gjithë punonjësve dhe nëpunësve,zbatimin e rregullave dhe kodit etik të brendshëm në mjediset e administrtës,mirëmbajtjen e higjenen e e zyrave,qarkullimit të brendshëm ,funksionimin e recepsionit,sekretarisë,arkivit ,furnizimin me mjete kancelarie dhe pajisje të zyrave sipas nevojave dhe mundësive që disponon bashkia në parashikimet buxhetore”

Detyrat e konkretizuara përshkruhen në rregulloren e brendshme të funksionimit të administrates.

Kjo procedurë është e hapur vetëm për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

3 .Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:

  1. a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
  2. b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. c) të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

–           Tëplotësojëkërkesat e përgjithshmepërpraniminnëshërbimin civil, sipas nenit 21, tëligjit, të përcaktuara nëshpalljen përkonkurim.

–          Të ketë diplomë universitare të nivelit dytë në cfardo dege/përbën avantazh juridiku
–          Të ketë përvojë në punë mbi 5 vjet ne pozicionin specialist,
–          Njohuri tëgjuhës së huaj-anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.

–           Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
–           Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

 

  1. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dërgojnë me postë ose dorazi në zyrën e Protokoll-Arshivëspranë B.Mirditë, këto dokumente:

“Letër motivimi për aplikim në vendin vakant;

”           Një kopje të jetëshkrimit;

”           Një numër kontakti, adresë aktive e-maili dhe adresën e plotë të vendbanimit;

”           Fotokopje e diplomës (nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit);

”           Fotokopje e listës së notave (nëse ka një listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar);

”           Fotokopje e librezës së punës e plotësuar;

”           Vërtetimi i gjendjes gjyqësore;

”           Fotokopje të kartës së identitetit;

”           Fotokopje të një vlerësimi vjetor;

”           Aktin e emërimit si nëpunës civil;

”           Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi;

”           Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet

pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dorëzimi duhet të bëhet deri me 10 mars 2016.

Në datën 13.03.2016 , do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Bashkise Mirditë dhe në stendën e informimit të publikut). Këta kandidat do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

  1. 5. Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 22.03.2014, në mjediset e Bashkise Mirditë, në orën 14-00.

Gjatë intervistës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre mbi:

”           Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

”           Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”;

”           Kodin e Procedurave Administrative;

”           Ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”

“Ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;

“Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike “

  1. Kandidatët do tëvlerësohen nga “Komisioni I brendshëm për levizjen paralele”, I ngritur pranë institucionit të Bashkise Mirditë . Totali I pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë( dokumentacion I dorëzuar, indarë: 10 pikë  jetëshkrimi, 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet, 10 pikë përkualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 5 pikë për vlerësimet positive).
  2. Lista e fituesve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 28.03.2016. Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Bashkise se Mirditë dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 30.03.2016.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni  068 5049208 ose në adresën: Sektori i Burimeve Njerezore, Bashkia Mirditë, Sheshi “Abat Doci”.

Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil” neni 26 pika 4 ,dhe VKM 242 dt 18.03.2015 ,kreu III “Ngritja në detyrë”.

 

                                                                         BASHKIA MIRDITË

                                                            ( SEKTORI I BURIMEVE NJËRËZORE)