_____________________________ _____________________________________

                                                REPUBLIKA E SHQIPËRISË

                                                     BASHKIA MIRDITË

                                                                                                                                        

                                            Njoftim për vende  të lira pune

 

                “Plotësim vendi të lirë pune  në kategorinë  e mesme  drejtuese

                                               ( Levizje paralele )

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese,

Bashkia Mirditë shpall procedurat për plotësimin e dy  vendeve të lirë në kategorinë e mesme  drejtuese në këto pozicione pune:
1.1). Drejtor Drejtorie financash-prokurimeve  2) Drejtor Drejtorisë së të ardhurave,buxhetit,menaxhimit tregut e transportit.

 

  1. Përshkrimi përgjithshëm i punës për pozicionin e punës:

1) Drejtori I fiancë-prokurimeve :

« Drejtoria e Financës. është përgjegjëse për miradministrimin e çdo çështje që lidhet me  kontabilitetin dhe menaxhimin finannciar me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative nëpërmjet përdorimit efiçent dhe efikas të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion të saj. Gjithashtu, Drejtoria e Financës është përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse në të gjithë territorin e Bashkisë, si dhe për sektorët në varësi, programet, veprimtaritë dhe proceset që menaxhohen prej saj, në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës ».

2) Drejtori i të ardhurave-buxhetit,menaxhimit të tregut dhe transportit :

« Drejtoria e taksave. është përgjegjëse për miradministrimin e çdo çështje që lidhet me mbledhjen e të ardhurave me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative nëpërmjet përdorimit efiçent dhe efikas të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion të saj. Gjithashtu, Drejtoria e taksave e . është përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse në të gjithë territorin e Bashkisë, si dhe për sektorët në varësi, programet, veprimtaritë dhe proceset që menaxhohen prej saj, në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës. »

Detyrat dhe objektivat konkrete janë parashikuar në rregulloren e brendshme të funksionimit të administratës.

Kjo procedurë është e hapur vetëm për nëpunësit civilë të kategorisë mesme drejtuese  në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

3 .Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:

  1. a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
  2. b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. c) të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;                                                                                          –       Të plotësojë kërkesat e përgjithshme përpranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, tëligjit, të përcaktuara nëshpalljen përkonkurim.                                                                              -Të ketë diplomë universitare të nivelit dytë master shkencor ose të barsvlereshme me të.Në rast zotërimi diploma nga universitete të huaja ,kërkohet njëhsimi I diplomës.,
–          Njohuri të gjuhës së huaj-anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.                  –            Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
–           Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

  1. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dërgojnë me postë ose dorazi në zyrën e Protokoll-Arshivëspranë B.Mirditë, këto dokumente:

“Letër motivimi për aplikim në vendin vakant;

”           Një kopje të jetëshkrimit;

”           Një numër kontakti, adresë aktive e-maili dhe adresën e plotë të vendbanimit;

”           Fotokopje e diplomës (nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit);

”           Fotokopje e listës së notave (nëse ka një listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar);

”           Fotokopje e librezës së punës e plotësuar;

”           Vërtetimi i gjendjes gjyqësore;

”           Fotokopje të kartës së identitetit;

”           Fotokopje të një vlerësimi vjetor;

”           Aktin e emërimit si nëpunës civil;

”           Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi;

”           Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet

pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dorëzimi duhet të bëhet deri me 12 mars 2016.

Në datën 15.03.2016 , do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Bashkise Mirditë dhe në stendën e informimit të publikut). Këta kandidat do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

  1. 5. Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 23.03.2014, në mjediset e Bashkise Mirditë, në orën 14-00.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:                                                                                                                                      • Njohuritë mbi ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ”
• Njohuritë mbi ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
• Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe VKM në zbatim të tij;                                       • Njohuritë mbi ligjin nr.8485 dt. 12.05.1999 “Kodi I procedurës administrative”I ndryshuar;                                                         • Njohuritë mbi ligjin nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë”;
• Njohuritë mbi ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;
• Njohuritë mbi ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në
administratën publike” ;
• Njohuritë mbi ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993: “Për sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse;
• VKM Nr. 1619, datë 02.07.2008 “Për klasifikimin e funksioneve dhe grupimin e njësive të qeverisjes vendore, për efekt page, e për caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore” i ndryshuar                                          • Njohuritë mbi ligjin nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për Ndihmën Dhe Shërbimet Shoqërore”i ndryshuar dhe VKM ne zbatim të tij;
• Njohuritë mbi Udhëzim nr.2, datë 6.2.2012 “Për Procedurat Standarde të Zbatimit të Buxhetit” I ndryshuar;
• Njohuritë mbi ligjin Nr.10 296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar Dhe Kontrollin”
• Njohuritë mbi ligjin nr.9936, datë 26.6.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” I ndryshuar

  1. Kandidatët do tëvlerësohen nga “Komisioni I brendshëm për levizjen paralele”, I ngritur pranë institucionit të Bashkise Mirditë . Totali I pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë( dokumentacion I dorëzuar, indarë: 10 pikë  jetëshkrimi, 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet, 10 pikë përkualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 5 pikë për vlerësimet positive).
  2. Lista e fituesve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 28.03.2016. Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Bashkise se Mirditë dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 30.03.2016. Kandidatët fitues ,sipas radhitjes,do të ftohen të zgjedhin ndërmjet pozicioneve përkatese. Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni  068 5049208 ose në adresën: Sektori i Burimeve Njerezore, Bashkia Mirditë, Sheshi “Abat Doci”.                                                           Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil” neni 26 pika 4 ,dhe VKM 242 dt 18.03.2015 ,kreu III “Ngritja në detyrë”                                                

                                                                       BASHKIA MIRDITË

                                                            ( SEKTORI I BURIMEVE NJERËZORE)