_______________________________ _____________________________________

                                               REPUBLIKA E SHQIPËRISË

                                                    BASHKIA MIRDITË                                                                                                                                         Nr.____prot                                                                                     Datë ___/___/2016

 

                                            Njoftim për vend të lirë pune.

 

                       “Plotësim vendi të lirë pune  në kategorinë  e mesme drejtuese

                                              ( Ngritje në detyrë )

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese,

 

Bashkia Mirditë shpall procedurat për plotësimin e dy vendeve të lira(grup pozicione) në kategorinë e Mesme  drejtuese në këtë pozicione pune:


1.1). Drejtor Drejtorie Finance dhe prokurimesh ,2) Drejtor i Drejtorise së të ardhurave,menaxhimit të tregut dhe transportit.

  1. Përshkrimi I përgjithshëm për pozicionin e punës:

“1) Drejtori I financës dhe prokurimeve:

« Drejtoria e Financës. është përgjegjëse për miradministrimin e çdo çështje që lidhet me  kontabilitetin dhe menaxhimin finannciar me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative nëpërmjet përdorimit efiçent dhe efikas të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion të saj. Gjithashtu, Drejtoria e Financës është përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse në të gjithë territorin e Bashkisë, si dhe për sektorët në varësi, programet, veprimtaritë dhe proceset që menaxhohen prej saj, në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës ».

2) Drejtori i të ardhurave,buxhetit ,menaxhimit të tregut dhe transportit :

« Drejtoria e taksave. është përgjegjëse për miradministrimin e çdo çështje që lidhet me mbledhjen e të ardhurave me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative nëpërmjet përdorimit efiçent dhe efikas të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion të saj. Gjithashtu, Drejtoria e taksave e . është përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse në të gjithë territorin e Bashkisë, si dhe për sektorët në varësi, programet, veprimtaritë dhe proceset që menaxhohen prej saj, në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës. »

Detyrat e konkretizuara përshkruhen në rregulloren e brendshme të funksionimit të administrates.

Konkurimi është i hapur për nëpunësit civilë të një kategorie më të ulët me proçedurat e  NGRITJES  NË DETYRË, sipas parashikimeve të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,si dhe kandidatëve jashtë sherbimit që plotësojnë kushtet përkatese.

 

  1. Kandidatët duhet të plotësojnë KUSHTET MINIMALE:
  2. të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
  3. të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  4. të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;
  5. të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.
  • Arsimi:

Arsimi i lartë ,diplomë e nivelit të dytë apo master shkencor

  • Përvoja:

Të ketë përvojë pune në administratë publike, në nivelin e ulët drejtues së paku 3 vjet

Tjetër:

  • Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e gjuhe të dytë të BE
  • Të ketë njohuri shume te mira mbi programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.
  • Dëshmi të tjera kualifikimi dhe trajnimesh përbëjnë avantazh.

 

Kandidatët nga jashtë  sherbimit civil ,duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë :

a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkencat Ekonomike . Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
b- Të kenë të paktën 5 vjet përvojë pune në profesion, njohuri të mira sipas proçedurave administrative që mbulon , aftësi për të përcaktuar objektiva në planifikimin e veprimtarisë së drejtorisë, për të vendosur prioritete dhe për të rrespektuar afatet, për të identifikuar nevojat për zhvillimin e politikave të drejtorisë, identifikojë dhe përcaktojë nevojat për trajnim të stafit që ka nën varësi.

  1. LISTA E DOKUMENTEVE QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI
  2. Letër motivimi për aplikim në vendin vakant;
  3. 1 kopje jetëshkrimi;
  4. Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;
  5. Fotokopje e diplomës. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
  6. Fotokopje e listës së notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
  7. 1 kopje e librezës së punës e plotësuar;
  8. Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  9. Çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
  10. Dëshmi të njohjes së një gjuhe të huaj;
  11. Fotokopje e letërnjoftimit.

 

MËNYRA E DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Dokumentet do të dorëzohen në B.Mirditë-Zyra e protokollit,kati I dytë. Afati i dorëzimit të dokumenteve  deri 16.03.2016 .

Data e daljes së rezultateve për fazën e verifikimit paraprak  23.03.2016.

  1. DATA DHE VENDI I REALIZIMIT TË INTERVISTËS :

03.04.2016,ora 14,në sallen e Këshilit bashkiak..

Gjatë intervistës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre mbi:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ”
    • Njohuritë mbi ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
    • Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe VKM në zbatim të tij;
    • Njohuritë mbi ligjin nr.8485 dt. 12.05.1999 “Kodi I procedurës administrative”I ndryshuar;
  • Njohuritë mbi ligjin nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë”;
    • Njohuritë mbi ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;
    • Njohuritë mbi ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në
    administratën publike” ;
    • Njohuritë mbi ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993: “Për sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse;
    • VKM Nr. 1619, datë 02.07.2008 “Për klasifikimin e funksioneve dhe grupimin e njësive të qeverisjes vendore, për efekt page, e për caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore” i ndryshuar
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për Ndihmën Dhe Shërbimet Shoqërore”i ndryshuar dhe VKM ne zbatim të tij;
    • Njohuritë mbi Udhëzim nr.2, datë 6.2.2012 “Për Procedurat Standarde të Zbatimit të Buxhetit” I ndryshuar;
    • Njohuritë mbi ligjin Nr.10 296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar Dhe Kontrollin”
    • Njohuritë mbi ligjin nr.9936, datë 26.6.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” I ndryshuar.Njohuri mbi ligjin “për procedurat tatimore në RSH-së”,Njohuri për ligjin “Për taksat vendore “ .

Në vlerësimin e kandidatëve, përfshihen: a) vlerësimi i jetëshkrimit, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, përvojës e trajnimeve, të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve individuale në punë; b) vlerësimi me shkrim; c) intervista e strukturuar me gojë. 28. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen, përkatësisht: a) 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar; b) 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë; c) 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

  1. Kandidati/kandidatët fitues është/janë ai/ata që renditet/en i pari/të parët nga kandidatët që kanë marrë, të paktën, 70 pikë (70% të pikëve)

Njësia përgjegjëse njofton, individualisht, kandidatët që kanë konkurruar, për rezultatin e tyre, brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga dita që komiteti per ngritjen ne detyre, i njofton vendimin e tij.

Kandidati, pavarësisht nga e drejta për t’u ankuar në gjykatën administrative, ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim edhe në KPND për rezultatin e pikëve, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike, nga data e njoftimit individual, për rezultatin e vlerësimit. Ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimi.Ndërkohë,sipas renditjes së rezultateve,kandidatët ftohen të zgjedhin pozicionet përkatëse.

Procedimi i metejshëm ,vijon  bazuar në VKM nr.242 dt.18.03.2015 “për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese në SHC.”

 

                                                                         BASHKIA MIRDITË

                                                            ( SEKTORI I BURIMEVE NJËRËZORE )