Pas dy fazave procedurale për përzgjedhjen e stemës së bashkisë Mirditë, komisioni i ngritur për këtë qëllim, sot ka organizuar një tryezë për fazën e tretë përgjedhëse në Tiranë, ku ishte present edhe kulturologu i njohur shqiptar, Moikom Zeqo, i ftuar nga kryetari i bashkisë z. Ndrecë Dedaj.

Në këtë fazë, janë paraqitur me modelet e tyre te dizajnuara katër autorë, Gjoke Pepa, Viktor Çupi, Artan Toma dhe Refki Gollopeni nga Kosova.

Konkuruesit kanë shpalosur para komisionit punimet e tyre duke bërë dhe interpretimet përkatëse, ndërkohë që janë dhënë dhe vlerësimet për secilin konkurues, 2duke vënë në dukje punën e mirë të bërë, ku ishin mbajtur parasysh shumë prej elementëve që u janë sqaruar në fazën e dytë të përzgjedhjes.

Ndërkohë që Moikom Zeqo, është ndalur në disa specifika që ai, si njohës së historisë dhe kulturës së trevës së Mirditës, i mendon të arsyeshme për t’u reflektuar në stemën e bashkisë së Mirditës. “Është e vetmja krahinë, u shpreh ai, shumë më gjerë së në Ballkan, që ka një stemë tejet interesante mbi 800 vjecare, sic është stema e Shtetit të Arbërit, ndaj në epiqendër të saj me patjetër duhet të jetë ky element fondamental”. Më pas ai ka dhënë argumentet e tij edhe per elementë të tjerë, për ngjyrat, raportet e tyre, emblemen kryesore por dhe detaje të tjera që nga flamuri, medalje e medaljone dhe suvenire të ndryshme.

Antarët e komisionit kanë debatuar gjatë për çdo model, ndërkohë3 që kryebashkiaku Dedaj, falenderoi për punën e mirë të gjithë konkurentëve dhe profesorin e nderuar, që u bë pjesë e ndihmës në një moment deciziv të përcaktimit të stemës së re, duke u shprehur se ky ka qenë një konkurim tejet transparent, e duke besuar se pas kësaj faze, në etapën e fundit, bashkia Mirditë do të ketë një stemë të mirkuptuar nga të gjithë, dhe që nuk do të ketë nevojë për lëvizje të saj në të ardhmen. Është kjo arsyeja që iu kushtua kohë e gjatë kësaj procedure, u shpreh ai.

Në fund është rënë dakort që mbi elementët e diskutuar dhe të rënë në kompromis nga të gjithë antarët e komisionit pas konsultimesh të shumta, secili nga konkurentët të krijojë një model të fundëm, për ta paraqitur nga ku do ketë mundësi të dalë një stemë e konkluduar sëbashku në një model sa më të pranueshëm dhe cilësor qoftë në përmbajtje ashtu dhe në dizajn.

A. Ndoja