____________________________________ _____________________________________

                                                         REPUBLIKA E SHQIPËRISË

                                                          BASHKIA MIRDITË                                                                                                                                         

SHPALLJE VENDE PUNE PËR NËPUNËS CIVIL

 

(LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NË DETYRË)

 

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,

Bashkia Mirditë shpall procedurat për plotësimin e dy  vendeve të lirë nëpunësi civil, në kategorinë e ulët    drejtuese në këto pozicione pune :

  1. P/sektori për emergjencat civile dhe Sherbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (SHMZSH),pranë Drejtorisë së inspektimit,kontrollit dhe gadishmërisë.

2.Pergjegjës për prokurimet pranë Drejtorisë kontabilitetit dhe prokurimeve.

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele!

Vetëm në rast se në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se keto pozicione janë ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil.

 

 

Për të dy proçedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil)

aplikohet në të njëjtën kohë!

 

Afati për dorëzimin e Dokumenteve: 29.03.2016

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:                           

1 . P/sektori për emergjencat civile dhe Sherbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (SHMZSH),pranë Drejtorisë së inspektimit,kontrollit dhe gadishmërisë.

“Si nëpunës i kategirisë së ulët drejtuese,përgjigjet para drejtorit  të inspektimit,kontrollit dhe gadishmërisë,për monitorimin e situatave të emergjencave civile,të shkatuara nga fenomenet natyrore,termete,shira,përmbytje,zjarre etj ,me qëllim marrjen e masave,për të minimizuar pasojat negative mbi komunitetin e bashkisë,për të zhdukur pasojat nëpermjet masave kordinuese e mobilizuese,mobilizimit të gjitha burimeve njërëzore e materiale në nivel bashkie e më gjërë,perpilimin e dokumentacionit të evidentimit t dëmëvë të shkaktuaraa nga situata emergjente dhe propozimeve për ndërhyrje e ndihme nga shteti sipas kompetencave ligjore përkatese.Gjithashtu mban dhe administron dokumentacionin teknik që pasqyron situaten,mban dhe administron dokumentacionin kordinues,ben propozime,relacione sipas hierarkisë ,merr e rekomandon masa parandaluese për situata e pritshme “

 2.Pergjegjës për prokurimet pranë Drejtorisë kontabilitetit dhe prokurimeve. “ Si nëpunës i kategorisë së ulët drejtuese,përgjigjet para drejtorit të kontabilitetit dhe prokurimeve,për realizimin e procesit të prokurimeve në përputhje të plotë me ligjet e paketen e akteve normative për këtë proces,perpilimin,mbajtjen dhe ruajtjen e dokumentacionit përkatës,ndjekjen në sistem elektronik etj..me qëllim shmangjen e dëmëve ekonomike e financiare me natyrë abuzuese  dhe shfrytëzimin me efektivitet të plotë të burimeve finaciare të bashkisë për realizimin e misionit të saj”.

 

Detyrat dhe kompetencat e plota,përshkruhen në rregulloren e bashkisë.

 

I-Lëvizja paralele

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të kenë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën e Drejtësisë, Ushtrisë(për pozicionin e emergjencave civile) ose te ekonomisë edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 3 vite në punë adminstrate ose të ngjashme në subjekte private.
  3. Përparësi përbën përvoja në administratën publike.
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupë
  5. Përvoja si ushtarak apo njohës të situatave emergjente,përbën avantazh.

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Bashkisë Mirditë, ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:

  1. a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  1. b) Fotokopje të diplomës së bashku me listen e notave (të noterizuara)
  2. c) Fotokopje të librezës së punës

d)Dokumentin që tregon deklarimin e statusit të nëpunësit në kategorine ekzekutive

ç) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 02.04.2016

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 07.04.2016, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore e Bashkisë Mirditë, ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e Bashkisë Mirditë : bashkiamirdite.gov.al. listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA.

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me: Pozicioni P/sektori për emergjencat e SHMZSH

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  3. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  4. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i ndryshuar.
  5. Njohuritë mbi , “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”.(ligji I ri)
  6. Njohuri për ligjin nr.8756 “ Për emergjencat civile” dhe akteve të tjera n/ligjore.
  7. Njohuri mbi ligjin “Për mbrojtjen nga Zjarri dhe shpëtimin”

 

Pozicioni :P/Sektori për prokurimet:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  3. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  4. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i ndryshuar.
  5. Njohuritë mbi , “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”.(ligji I ri)
  6. Njohuri mbi paketën e ligjit dhe akteve normative “Për prokurimet publike”,”Për prokurimet elektronike” dhe akte,udhëzime të tjera të nxjerrë nga APP-ja.

Testimi do të zhvillohet me dt .11,04.2016 në sallen e këshillit bashkiak ora 14.

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për proçesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet proçedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike ëëë.dap.gov.al.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Mirditë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”,në ëebsite “bashkiamirdite.gov.al”.Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë proçedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

 

2- Pranimi në shërbimin civil

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

Për këtë proçedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët që plotësojnë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar.

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROÇEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në proçedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën e Drejtësisë, ose të ekonomisë edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Për pozicionin e emergjencave civile,prioritet kanë ushtarakët që kanë kryer detyra të ngjashme. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  3. Të zotërojnë programet bazë të kompjuterave dhe të tjera që lidhen me pozicionin..

 

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  1. a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  1. b) Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  2. c) Fotokopje të librezës së punës;

ç) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

  1. d) Vërtetimi i gjëndjes gjyqësore.
  2. dh) Vërtetim për konfirmimin e gjendjes shëndetësore
  3. dh) Numër kontakti dhe adresë vendbanimi.

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 05.04.2016 në adresën : Bashkia Mirditë,Sheshi “A.Doci’ Rrëshen-Zyra e protokollit.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për proçedurën e pranimit në shërbimin civil, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:

–          për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

–          datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

–          mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 11.04.2016, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Mirditë ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqen e bashkisë Mirditë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me: Pozicioni P/sektori për emergjencat e SHMZSH

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  3. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  4. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i ndryshuar.
  5. Njohuritë mbi , “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”.(ligji I ri)
  6. Njohuri për ligjin nr.8756 “ Për emergjencat civile” dhe akteve të tjera n/ligjore.
  7. Njohuri mbi ligjin “Për mbrojtjen nga Zjarri dhe shpëtimin”

 

Pozicioni :P/Sektori për prokurimet:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  3. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  4. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i ndryshuar.
  5. Njohuritë mbi , “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”.(ligji I ri)
  6. Njohuri mbi paketën e ligjit dhe akteve normative “Për prokurimet publike”,”Për prokurimet elektronike” dhe akte,udhëzime të tjera të nxjerrë nga APP-ja.

 

Testimi do të zhvillohet me dt.18.04.2016 ,në sallen e Këshillit bashkiak ,ora 14.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike ëëë.dap.gov.al

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Mirditë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqen e saj ëebsite. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë proçedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për rezultatet.