___________________________________ _____________________________________

                                                              REPUBLIKA E SHQIPËRISË

                                                               BASHKIA MIRDITË                                                                                                                                         

 

 

SHPALLJE VENDESH PUNE  PËR NËPUNËS CIVIL

LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

 

Në zbatim të nenit 22,23,24 dhe 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM nr.243 dt.18.03.2015 “ Për pranimin,.levizjen paralele,emrimin dhe periudhen e proves per kategorine ekzekutivete nepunsve civile”, Bashkia Mirditë, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet :

 

  1. “Specialist kontratash në sektorin e prokurimeve” ne Drejtorine e kontabilitetit dhe prokurimeve.

 

  1. “Specialist buxheti” ne Drejtorine/sektorin e kontabilitetit dhe prokurimeve ne Drejtorine e kontabilitetit dhe prokurimeve

 

  1. Specialist i aseteve publike dhe qirave, ne Drejtorine e te ardhurave,buxhetit ,menaxhimit te tregut e transportit.

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele!

Vetëm në rast se në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se keto pozicione janë ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil.

 

 

Për të dy proçedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil)

aplikohet në të njëjtën kohë!

 

Afati për dorëzimin e Dokumenteve: Shikoni ne procedure ne vijim!

 

 


Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:

1.      Specialist /inspektor kontratash në sektorin e prokurimeve.: “Si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive,ka detyrë dhe përgjigjet për hartimin e kontratave për objektet e prokuruara nga bashkia,ndjekjen dhe zbatimin e tyre,raportimin periodik mujor të realizimeve e problematikave të shfaqura,bazuar në aktet ligjore e nënligjore,gjithnjë në interes të ligjshëm të bashkisë,si ent publik që ofron sherbimet për qytetarët nëpërmjet prokurimeve të objekteve të ndryshëm”

2.      Specialist buxheti” ne  Sektorin  e kontabilitetit dhe prokurimeve është përgjegjës për administrimin e çdo çështje që lidhet me  mbledhjen e nevojave per financim,planifikimin ,hartimin,monitorimin dhe realizimin e buxhetit për arritjen e objektivave dhe rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative nëpërmjet përdorimit efiçent dhe efikas të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe misionit të Drejtorisë sektoriale ku ky specialist/ sektor bën pjesë.

3.      Specialisti i aseteve te bashkise dhe qirave,pergjigjet per do ceshtje qe ka te beje me identifikimin,regjistrimin ,mireadministrimin e aseteve te bashkise,me qellim shfrytezimin efikas ekonomik te tyre, dhenjen me qira ndaj te tretve dhe mbledhjen e tyre ne periudhta e percaktuara me kontrata dhenjen e rekomandimeve per tjetersimin.modifikimin  apo ndryshimin e destinacionit te tyre me qellim realizimin e te ardhurave apo peerfitimeve te tjera per nevoja apo me qellim sherbimi ndaj komunitetit.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë përkatese,per gjitha  pozicionet,,pershkruhen  hollesisht  ne aktet ligjore/nenligjore perkatese dhe në rregulloren e funksionimit të administratës.

 

 

I-Lëvizja paralele

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të kenë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën e Drejtësisë, ose te ekonomisë edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 3 vite në punë adminstrate ose të ngjashme në subjekte private.
  3. Përparësi përbën përvoja në administratën publike.
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup
  5. Të zotëroje progrmet kompjuterike bazë dhe të tjera që lipsen për pozicionine punës..

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Bashkisë Mirditë, ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:

  1. a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  1. b) Fotokopje të diplomës së bashku me listen e notave (të noterizuara)
  2. c) Fotokopje të librezës së punës

d)Dokumentin që tregon deklarimin e statusit të nëpunësit në kategorine ekzekutive

ç) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në B.Mirditë-sekretari protokoll,  brenda datës 22.04.2016

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 26.04.2016, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore e Bashkisë Mirditë, ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e Bashkisë Mirditë : bashkiamirdite.gov.al. listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA.

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  3. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  4. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i ndryshuar.
  5. Njohuritë mbi , “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”.(ligji I ri)
  6. Njohuri mbi paketën e ligjit dhe akteve normative “Për prokurimet publike”,”Për prokurimet elektronike etj.(vizitoni faqen elektronike të APP-Tiranë)
  7. Ligjin nr.9936 dt.26.06.2008 “Per menaxhimin e sitemit buxhetor në RSH-së.
  8. Udhëzimin e MF nr.08.dt.29.03.2012 “Për procedurat standarte të përgaditjes së programit buxhetor afatmesem”
  9. Udhëzimin nr.2 dt.02.06.2012”Për procedurat standarte te zbatimit të buxhetit”,I ndryshuar.
  10. Njohuri mbi ligjin 9920 dt19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne RSH-se”

Testimi do të zhvillohet me dt .02.05.2016 në sallen e këshillit bashkiak ora 14.

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për proçesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet proçedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike ëëë.dap.gov.al.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Mirditë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”,në ëebsite “bashkiamirdite.gov.al”.Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë proçedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

 

2- Pranimi në shërbimin civil

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

Për këtë proçedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët që plotësojnë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar.

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROÇEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në proçedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën e Drejtësisë, ose të ekonomisë edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupë.

 

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  1. a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  1. b) Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  2. c) Fotokopje të librezës së punës;

ç) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

  1. d) Vërtetimi i gjëndjes gjyqësore.
  2. dh) Vërtetim për konfirmimin e gjendjes shëndetësore
  3. dh) Numër kontakti dhe adresë vendbanimi.

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 06.05.2016 në adresën : Bashkia Mirditë,Sheshi “A.Doci’ Rrëshen-Zyra e protokollit.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për proçedurën e pranimit në shërbimin civil, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:

–          për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

–          datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

–          mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 12.05.2016, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Mirditë ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqen e bashkisë Mirditë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  3. Njohuri mbi Ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i ndryshuar.
  4. Njohuritë mbi Ligjin, “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”,i ri
  5. Njohuri mbi ligjet dhe rregulat e prokurimeve publike,të azhornuara
  6. Njohuri mbi ligjin “ Për sistemin e taksave në RSH-së”,”Për taksat vendore” etj
  7. Njohuri mbi të drejten e kontratave.
  8. Njohuri për ligjin 139/2015 “Për vetqeverisjen  vendore”
  9. Ligjin nr.9936 dt.26.06.2008 “Per menaxhimin e sitemit buxhetor në RSH-së.
  10. Udhëzimin e MF nr.08.dt.29.03.2012 “Për procedurat standarte të përgaditjes së programit buxhetor afatmesem”
  11. Udhëzimin nr2 dt.02.06.2012”Për procedurat standarte te zbatimit të buxhetit”,I ndryshuar

Testimi do të zhvillohet me dt.17.05.2016 ,në sallen e Këshillit bashkiak ,ora 14.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike ëëë.dap.gov.al

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Mirditë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqen e saj ëebsite. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë proçedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për rezultatet.