Kryetari i bashkisë Mirditë z. Ndrecë Dedaj, në një ceremoni të vecantë dha  MIRËNJOHJE  për realizuesin e stemës së bashkisë Mirditë, piktorit, mjeshtrit të dizajnit dhe grafikës Refki Gollopeni nga Theranda, (ish-Suharekë), Kosovë.

“Është kënaqësi edhe për mua si drejtues i bashkisë që stemën e13054358_10208013783374449_498559954_o
re të punuar mjeshtërisht, e realizon një shqiptar nga Kosova, në njëfarë mënyre kjo na jep të kuptojmë se urat kulturore shërbejnë më së

miri në lidhjet e forta shpirtërore në mes nesh”, theksoi ai.

Më pastaj ai theksoi faktin se, kjo është ndër punët shumë të mira te inicuara nga bashkia të bëra me transparencë, në një konkurim të hapur dhe me shumë përmbajtje.

Me rëndësi ishte fakti që morën pjesë jo pak krijues dhe të interesuar, të cilët e bënë këtë proces edhe më të thelluar, por që ndikuan për të ardhur tek një stemë sa më përfaqësuese, e cila ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri dhe Kosovë e më tej, dhe vecmas në rrethet studimore e hulumtuese të vendit, që kanë dhënë vlerësime pozitive. Respekt për të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces të rëndësishëm për historinë, të sotmen dhe të ardhmen e krahinës, që do ketë mundësi tashmë të përfaqësohet denjësisht edhe përmes s13054718_10208013783574454_1938527113_oimbolit të vet heraldik, sic është stema e re.

Për punën e bërë kryebashkiaku Dedaj, i dorëzoi zotit Gollopeni Mirënjohjen e Bashkisë Mirditë, që është dhe e para mirënjohje me stemën e re.

Nga ana e mjeshtrit Gollopeni janë dorëzuar disa punime me shumë vlerë si dy libra që tregojnë procesin e punimit të kësaj steme, mënyra e përdorimit, si në flamuj, shkresa, stimuj, suvenire etj.

Ai ka dorëzuar për bashkinë Mirditë flamurin e ri të saj, një flamur që ka në qendër të tij shqiponjën e Stemës së
Principatës së Arbërit, dhe diellin mbi krye, ngjyra të kodifikuara që i japin origjinalitet krahinor dhe nd1ërlidhje të fortë me ashtin historik kombëtar.

A. Ndoja


13063907_10208013783214445_2064878364_o