REPUBLIKA E SHQIPËRISË

                                                               BASHKIA MIRDITË                                                                                                                                        

SHPALLJE VENDESH PUNE  PËR NËPUNËS CIVIL

LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE

 

 

Në zbatim të nenit 22,23,24 dhe 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM nr.243 dt.18.03.2015 “ Për pranimin,.levizjen paralele,emrimin dhe periudhen e proves per kategorine ekzekutivete nepunsve civile”, Bashkia Mirditë, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për grup pozicionet

 

  1. “Specialist për detyrat akcesore /autoriteti pergjegjes per deklarim konflikt interesash dhe pasurie të zyrtarëve ” -sektori i B.Njerzore – B.Mirditë
  2. “ Specialist /analist i pershkrimit puneve ne bashki.”- Sektori e burimeve njerzore-B.Mirdite
  3. Specialist informacioni e transparence me publikun”- në sektorin e Marrëdhënjeve me jashtë dhe publikun-B.Mirdite
  4. Specialist jurist’- në sektorin juridik të B.Mirditë

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele!

Vetëm në rast se në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se keto pozicione janë ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil.

Për të dy proçedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil)

aplikohet në të njëjtën kohë!

 

Afati për dorëzimin e Dokumenteve: Shikoni ne procedure ne vijim!

 


Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është: 1.      “Specialist për detyrat akcesore/autoriteti prgjegjës për deklarim pasurie dhe konflikt  interesash të zyrtarëve”.: Ndjek dhe monitoron në cilësinë e autoritetit përgjegjës procesin e deklarimit të pasurive dhe interesave të zyrtarëve dhe  disa nëpunsve publikë subjekt i ligjit 9367 dt.07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ligjit nr 9049.dt.10.04.2003 “Për deklarimin e kontrollin e pasurive pasurive dhe interesave financiare të funksionarëve të zgjedhur dhe disa nëpunsve publikë”,i ndryshuar  dhe “Udhëzimit nr 1.dt.27.06.2014 “Për krijimin ,funksionimin dhe përgjegjësitë e strukturave të autoriteteve pergjegjese për parandalimin konfliktit të interesave të instuticioneve publike”,I  nxjerrë nga ILKPDKIP-ja ,mban dhe administron dosjen përkatëse në bazë të këtyre akteve,në bashkpunim dhe kordinim me ILKPDIP-në.

2.      Specialist/analist i përshkrimit të punëve në bashki”-sektori i burimeve njërëzore,ka për detyrë ,që konform strukturës organike të miratuar,të bëjë përshkrimin e misionit,qellimit objektivae dhe  detyrave të punës për gjitha hallkat e pozicionet në organike,duke iu referuar ligjeve përkatese organike,VKM –ve udhëzimeve përkatëse apo do lloj akti tjetër,duke relatuar përshkrimet e detyrave  në rregulloren e brendshme të funksionimit të administrates  për gjitha pozicionet dhe individet përkatës si dhe duke bërë përditësimin e përshkrimeve konform ligjeve dhe akteve që ndryshojnë,apo nevojave konkrete për ndryshim të përshkrimeve në përshtatje me ristrukturimet e ndryshimet në organiken e bashkisë.

3.      “Specialist informacioni e transparence me publikun”- në sektorin e marrëdhënjeve  me jashtë dhe publikun,  ka për mission të përgjithshëm: “ të siguroj transparencen e bashkisë dhe strukturave të saj me publikun,duke hartuar programin e transparences, llojin   e informacioneve që do të ofrohet pa u kërkuar nga publiku,si organizimi strukturor i saj,buxheti,prokurimet,aktet e këshillit bashkiak,përfituesit e ndihmës etj,informacionet qe    do të ofrohen për publikun  apo individet me kërkesën e tyre etj,nëpërmjet publikimeve në tenda për publikun  apo në faqen e internetit të bashkisë.Gjithë ky mission do të realizohet në zbatim ligjit 119/2014”për të drejten e informimit”,ligjit nr 9887 dt.10.03.2008,ndryshuar me ligjin nr 48/2012 dhe ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave përsonale” si dhe Urdhër i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nr. 14, datë 22.1.2015 “Për miratimin e programit model të transparencës”

4.      “Specialist jurist”_ në sektorin juridik të B.Mirditë.Misioni i tij i përgjithëm në kuadrin e këtij sektori është të ndihmojë dhe kontribuojë në zbatimin e ligjshmërisë në funksionimin e bashkisë  ,në  përpilimin nxjerrjen dhe miratimin e akteve konform ligjeve dhe akteve normative ,në mbrojtjen e interesave të bashkisë në raport me subjektet e tjera në raste konfliktesh e marredhenjesh juridike  të japë asistencë sipas nevojave dhe kerkesave të  zyrave apo individëve në administraten e bashkisë,në njohjen dhe zbatimin e ligjshmërisë ..etj.Puna dhe veprimtaria e tij bazohet në kushtetutë , ligjet e aktet neligjore në tërësi.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë përkatese,per gjitha  pozicionet,,pershkruhen  hollesisht  ne aktet ligjore/nenligjore perkatese dhe në rregulloren e funksionimit të administratës.

 

I-Lëvizja paralele

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të kenë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose Diplomë të nivelit të dytë në degët e Drejtësisë, ose te Shkencave politike . Diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 3 vite në punë adminstrate ose të ngjashme në subjekte private.
  3. Përparësi përbën përvoja në administratën publike.
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup
  5. Të zotëroje progrmet kompjuterike bazë dhe të tjera që lipsen për pozicionine punës..

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Bashkisë Mirditë, ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:

  1. a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  1. b) Fotokopje të diplomës së bashku me listen e notave (të noterizuara)
  2. c) Fotokopje të librezës së punës

d)Dokumentin që tregon deklarimin e statusit të nëpunësit në kategorine ekzekutive

ç) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në B.Mirditë-sekretari protokoll,  brenda datës 06.05.2016.

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 11.05.2016, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore e Bashkisë Mirditë, ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e Bashkisë Mirditë : bashkiamirdite.gov.al. listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA.

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  3. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  4. Ligjin nr.9367 dt.07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar,
  5. Ligji nr 9049.dt.10.04.2003 “Për deklarimin e kontrollin e pasurive pasurive dhe interesave financiare të funksionarëve të zgjedhur dhe disa nëpunsve publikë”,i ndryshuar ,
  6. “Udhëzimin nr 1.dt.27.06.2014 “Për krijimin ,funksionimin dhe përgjegjësitë e strukturave të autoriteteve pergjegjese për parandalimin konfliktit të interesave të instuticioneve publike “ I nxjerrë nga ILKPDKIP-ja
  7. Ligjin nr.119/2014”Për të drejten e informimit”,
  8. ligjit nr 9887 dt.10.03.2008,ndryshuar me ligjin nr 48/2012 dhe ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave përsonale”
  9. Urdhër i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nr. 14, datë 22.1.2015 “Për miratimin e programit model të transparencës
  10. Ligjiin 44/2015 , “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”.(ligji I ri)

Intervista do të zhvillohet me dt .15.05.2016 në sallen e këshillit bashkiak ora 14.

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për proçesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet proçedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike ëëë.dap.gov.al.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Mirditë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”,në ëebsite “bashkiamirdite.gov.al”.Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë proçedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

 

2- PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL :

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

Për këtë proçedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët që plotësojnë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar.

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROÇEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në proçedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose diplome të nivelit dytë, në degën e Drejtësisë, ose të Shkencave politike . Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupë.

 

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  1. a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  1. b) Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  2. c) Fotokopje të librezës së punës ,nëse ka;

ç) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

  1. d) Vërtetimi i gjëndjes gjyqësore.
  2. dh) Vërtetim për konfirmimin e gjendjes shëndetësore
  3. dh) Numër kontakti dhe adresë vendbanimi.

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 11.05.2016 në adresën : Bashkia Mirditë,Sheshi “A.Doci’ Rrëshen-Zyra e protokollit.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për proçedurën e pranimit në shërbimin civil, do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:

–          për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

–          datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

–          mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 18.05.2016, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Mirditë ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqen e bashkisë Mirditë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe do të rikonfirmojë datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë..

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  3. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  4. Ligjin nr.9367 dt.07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar,
  5. Ligji nr 9049.dt.10.04.2003 “Për deklarimin e kontrollin e pasurive pasurive dhe interesave financiare të funksionarëve të zgjedhur dhe disa nëpunsve publikë”,i ndryshuar ,
  6. “Udhëzimin nr 1.dt.27.06.2014 “Për krijimin ,funksionimin dhe përgjegjësitë e strukturave të autoriteteve pergjegjese për parandalimin konfliktit të interesave të instuticioneve publike “(I nxjerrë nga ILKPDKIP-ja)
  7. Ligjin nr.119/2014”Për të drejten e informimit”,
  8. ligjit nr 9887 dt.10.03.2008,ndryshuar me ligjin nr 48/2012 dhe ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave përsonale”
  9. Urdhër i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nr. 14, datë 22.1.2015 “Për miratimin e programit model të transparencës
  10. Ligjiin 44/2015 , “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”.(ligji I ri)

 

Testimi do të zhvillohet me dt.26.05.2016 ,në sallen e Këshillit bashkiak ,ora 14. Intervista e strukturuar me gojë do të bëhet me dt .30.05.2016

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike ëëë.dap.gov.al

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Mirditë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqen e saj ëebsite. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë proçedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për rezultatet.