1-Përurohet busti i arbëreshit Terenc Toci, kryetarit të Qeverisë së Përkohshme të vitit 1911-

Bashkia Mirditë përmes një veprimtarie të gjerë përkujtoi 105 vjetorin e një prej Kuvendeve më të rëndësishme të pragut të Shpalljes së Pavarësisë, sic ishte Kuvendi i Fanit, mbajtur në Fan më 26 prill 1911.

Përkujtimorja e 105-të e këtij Kuvendi përkonte dhe me Festën e Shën Markut, ndaj dhe ishte një bashkëpunim me faktorin kishtar në një ditë të shënuar për banorët e kësaj zone.

Me këtë rast është bërë përurimi i bustit të Terenc Toci, i njohur si kryetari i parë i Qeverisë së Përkohshme të Kimzës të prillit 1911.

Në përshëndetjen e tij kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj, theksoi rëndësinë e këtij evenimenti,13106743_10208030560193859_476862352_o duke

 

shënuar se “Edhe pse asaj Dite, që do të shënonte Kuvendin e famshëm të Fanit, nuk i është dhënë rëndësia e duhur në historiografinë shqiptare, ka ardh koha që të hidhet dritë ashtu sic e meriton, ndaj dhe bashkia Mirditë, po hedh hapin e parë përmes nderimit të atij  Kuvendi dhe udhëheqësit  të  Qeverisë së parë shqiptare, arbëreshit me gjak shqiptar, Terenc Toci”. Më tej ai ka përmendur figura patriotësh dhe prijësish atdhetarë  të Mirditës si Prengë Bibë Doda dhe Abat Doçi apo burra të tjerë me emër në histori si dhe bajraktarin unik që i priu këtij Kuvendi, Prenge Marka Prenga,  të cilët e kthyen Mirditën në vendin ku do të gatuhej kryengritja e përgjithëshme që do te tundte njëherë e mirë themelet e Perandorisë Osmane në Shqipëri”.

Ai përgëzoj familjen, nipin e patritot të madh arbëresh, skulptorin Ardian Pepa, dhe gjithë faktorët që e bënë të mundur një vepër të tillë përkujtuese për brezat.

Një përshkrim më të gjatë i bëri Kuvendit të Fanit dhe veprimtarisë së Terenc Tocit, studiuesi Nikoll13054944_10208030561273886_184481865_o Loka. Ai u shty që në zëfillën e kësaj levizje ndërkrahinore teksa theksoi se, “në janar të vitit 1911, Toçi u takua me atdhetarë shqiptarë në Milano dhe u propozoi atyre të luftojnë nën flamurin kombëtar dhe nën një udhëheqje të vetme, me disiplinë dhe rregull, që do ta bënte botën e qytetëruar të ndërhynte në favor të shqiptarëve”. Më pas renditi datimet kryesore që cuan në Kuvendin e Fanit të 26 prillit 1911 ku ishin mbledhur përfaqësues jo vetëm nga Mirdita por dhe krahina të tjera, dhe ku u bë betimi i kuvendit si nga myslymanë dhe katolikë cka përfundoi në ngritjen e flamurit si dhe krijimin e qeverisë së përkohshme në Kimzë. Terenc Toçi e mori detyrën e Kryetarit të Qeverisë me propozimin e Prengë Marka Prengës, ndërsa Zef Shantoja, sekretari i Prengë Bibë Dodës u zgjodh sekretar dhe autor i shkrimit të aktit të krijimit të Qeverisë. Akti i krijimit të Qeverisë së Përkohëshme të Shqipërisë iu bë i njohur të gjithë opinionit publik europian nga Shkodra dhe Kozenca.

Studiuesi  Loka theksoi se  “Përtej jetës së ndërlikuar të politikanit, Terenc Toçi bëri edhe jetën e thjeshtë të atdhetarit. Ai bëri propagandë kombëtare, madje themeloi më shumë gazeta se çdo shqiptar tjetër në atë kohë, por mendonte se propaganda nuk mund ta zevendësonte veprimin, pasi sipas tij “ në vendet e pushtuara liria sigurohet përmes luftës. Ai ka lënë një fjalë të madhe: “Kur një popull dëshiron të jetojë i lirë, nuk bën politikë, por luftë, nuk u drejtohet diplomatëve, por kurajos dhe bie, pastaj rilind sepse ka besim në të ardhmen e tij dhe prej kësaj di të gjejë forca dhe kurajo që krijojnë heronj” Ai ishte një hero shqiptar dhe një politikan atdhetar.
Nderimi që i bëhet Terenc Toçit sot është nderim për historinë tonë, për kontributin e tij, për kontributin arbëresh dhe për kontributin e të parëve tanë në luftën për pavarësi kombëtare.

Një përshëndetje të vecantë solli dhe ipeshkvi i dioqezës13063940_10208030560913877_107961821_o mosninjor Cristoforo Palmieri, duke e vlerësuar faktin se ky kuvend i madh u bë pikërisht në Kishën e Fanit dhe në një festë të shënuar, ndërsa kumtoi rëndësinë që ka bartja e traditës historike edhe përmes gjesteve të tilla.

Deputeti Fatmir Toci, përgëzo13063853_10208030560873876_652358935_oi autoritetet për këtë veprimtari të rëndësishme për historinë kombëtare, duke theksuar se Kuvende të tilla ishin me rëndësi fondamentale në krijimin e shtetit të parë të mëvetëm shqiptar dhe se përkujtime të tilla janë një mësim i madh dhe për historishkruesit e sotëm, që të respektohet sic duhet e shkuara por dhe patriotët e kohës.

Ndërkohë  Terenco DE’Alenna, nipi i Terenc Tocit,13091622_10208030561073881_2135560568_o përgëzoi Mirditën dhe drejtuesit e saj për këtë nder të madh që iu bë kryetarit të qeverisë së përkohëshme të vjetit 1911, duke u ndalur dhe në disa kujtime të mbledhura enkas për këtë ditë të shënuar. Sëbashku me gruan ata vendosën dhe një tufë me lule tek busti i sapopëruruar i Terenc Tocit.

Me pas banorët e Fanit dhe autoritetet vendore ndoqën meshën e Festës së Shën Markut, drejtuar nga imzot Palmieri në kishën e zonës.13101426_10208030559593844_640316304_n

Ansambli Mirdita, për të pranishmit dhuroi pjesë folklorike, këngë dhe valle në oborrin e shkollës së mesme për banorët e shumtë të mbledhur aty, të cilët më pas u shpërndanë nëpër shtëpitë e tyre për të festuar Shën Markun sëbashku me familjet dhe miqtë e shumtë që e kishin disafishuar sot Fanin në të gjtiha fshatrat e tij.

Përgatiti: A.Ndoja

 

13063907_10208030560673871_1053534159_o