Në mbledhjen e tij online, këshilli i Bashkisë Mirditë ka miratuar vendimin për shembjen e ndërtesave në territorin e bashkisë Mirditë si rezultat i dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, sipas akt-konstatimeve të hartuara, rast pas rasti, nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.
Në listën e objekteve që do të shemben janë listuar në Rrëshen, pallati 5 katesh afër ish farmacisë së vjetër, struktura e të cilit nuk plotëson kushtet e sigurisë dhe të qëndrueshmërisë duke përbërë rrezik për jetën e banorëve. Gjithashtu afër këtij pallati, është miratuar të prishet ndërtesa e dëmtuar “pallat dykatësh” po në Rrëshen; gjithashtu ndërtesa e dëmtuar shkolla Tenë si dhe 57 shtëpi individuale sipas listës së akt-ekspertizës të Institutit të Ndërtimit

Këshilli i bashkisë miraton shembjen e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019

Në mbledhjen e tij online, këshilli i Bashkisë Mirditë ka miratuar vendimin për shembjen e ndërtesave në territorin e bashkisë Mirditë si rezultat i dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, sipas akt-konstatimeve të hartuara, rast pas rasti, nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.Mbledhja u drejtua online nga kryetari i këshillit të bashkisë, z. Pjeter Pjetri, ndërkohë që votuan pro këtij projekvendimi shumica dërrmuese e antarëvë të këshillit.Në listën e objekteve që do të prishen janë listuar në Rrëshen, pallati 5 katsh afër ish farmacisë së vjetër, struktura e të cilit nuk plotëson kushtet e sigurisë dhe të qëndrueshmërisë duke përbërë rrezik për jetën e banorëve. Gjithashtu afër këtij pallati, është miratuar të prishet ndërtesa e dëmtuar “pallat dykatësh” po në Rrëshen; gjithashtu ndërtesa e dëmtuar shkolla Tenë si dhe 57 shtëpi individuale sipas listës së akt-ekspertizës të Institutit të Ndërtimit.Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit do të marrë masat për ndërhyrjen dhe prishjen, po ashtu mbështesin Policia bashkiake dhe institucione të tjera të linjës. Ndërkohë që do të bëhet njoftimi 24 orë para ndërhyrjes për prishje, duke njoftuar Prokurorinë e rrethit gjyqësor Lezhë dhe Policinë e Shtetit.

Gepostet von Bashkia MIRDITE-Faqja Zyrtare am Mittwoch, 22. April 2020

Leave a Comment