Bibliotekës publike “Gjon Gazulli” në Rrëshen, i janë shtuar së fundi një fond i konsiderueshëm librash si në gjuhën shqipe dhe ne gjuhë të thuaj. Janë mbi 500 tituj librash artistikë, studimorë, enciklopedikë etj, që i shtohen fondit të saj, pikërisht nga projekti bashkëpunues në mes bashkisë Mirditë dhe Vizion OJF, realizuar nga zviceranët e  Project IPA.

Me rëndësi mbetet fakti se listimi i veprës në fondin përtëritës të librit bibilotekar, është bërë mbi kërkesat e lexuesit, një anketim me targete të ndryshme dhe sidomos nxënës të shkollave. Librat e munguar, tashmë janë pjesë e fondit.

Vlen të theksohet se në librin e sjellë ezaurohet gjithë programi mësimor për nxënësit e shkollave 9 vjecare dhe të mesme. Gjenden veprat e klasikëve të njohur botërorë, vepra e të cilëve është tepër e kërkuar nga nxënësit; gjithashtu historia botërore në 12 volume, vepra e plotë e At Xh. Valentinit e autorë të tjerë, shkrimtarë apo studiues e hulumtues të njohur e kredibël si nga vendi dhe ata të Botës.

Në fond përfshihet një gamë e pasur e librit për fëmijë, duke bërë një përzgjedhje selektive për libra shumë të kërkuar në tregun e leximit.

Kjo ndihmë përvijon projektet në fushën e edukimit nga ana e bashkisë Mirditë dhe Vizion OJF, pas realizimit të pajisjes me teknologji moderne të dy kabineteve në shkollën e mesme profesionale në Rubik si dhe ndihmave të tjera në kopështin e Rrëshenit e gjetkë.

 

Leave a Comment