Temperaturat e larta kanë rikthyer rrezikun e zjarreve kryesisht në territoret pyjore të vendit.

Gjatë këtyre ditëve është përfshirë nga flakët fshati  Katund i Vjetër, njësia administrative Ruik, një zjarr i cili ka ardhur nga njësia administrative Zejmen bashkia Lezhë dhe është përhapur me shpejtsi në disa drejtime për shak të temperaturave të larta dhe erërave të forta duke djegur kështu afërsisht 7 Ha pyll në këtë zonë sipas burimeve nga Emergjencat Civile Mirditë.

Për shkak të territorit të thyer malor është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile pranë Ministrisë së Brendshme për ndërhyrje nga ajri, kjo e fundit është përgjigjur pozitivisht thirrjes duke dërguar helikopter në ndihmë të kësaj siuate.

Theksojmë gatishmërinë e Kryetarit të bashkisë Mirditë z. Ndrec  Dedaj, I cili ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për të bërë çfarë ishte e mundur për kthimin në normalitet të kësaj situate, gjithashtu edhe mbështetjen e Prefektit të Qarkut të Lezhës.

Fatmirësisht situate paraqitet drejt normalitetit nuk ka dëme në jetë njerëzish as në banesa.

Në terren vazhdojnë akoma punonjësit e Emergjencave Civile të bashkisë Mirditë për identifikimin në rast nevoje të cdo vatre zjarri dhe mbylljen e atyre ekzistuese.

Leave a Comment