Mirdita në panairin “Shpresë dhe Besim Biznesit Shqiptar”

Në panairin “Shpresë dhe Besim Biznesit Shqiptar”, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ku do tregtohen produkte nga sipërmarrjet më të suksesshme shqiptare, Unioni Mirdita financon promovimin e produkteve artizanale të “Qendrës së artizanatit” në Rrëshen, e cila ka rikthyer traditën e hershme në prodhimin e veshjeve tradicionale të krahinës së Mirditës.

Në Sheshin Skënderbej, nga ora 09:00 – 21:00 për tre ditë me rradhë nga data 12 deri më 14 Qershor, do jetë një stendë e dedikuar vetëm produkteve artizanale nga Mirdita, ku do ekspozohen kostumet tradicionale me vlera te rralla etnografike të krahinës së Mirditës.

Mirdita, ka ruajtur shumëçka nga kultura e hershme e paraardhësve tanë, e veshja tradicionale është pjesë e rëndësishme e këtij identiteti kulturorë. Prandaj, që sipërmarrja e tyre të ketë vazhdimësi duhet mbështetur, edhe si shenjë respekti e nderimi për traditën e kulturën tonë.

Jeni të ftuar të vizitoni stendën e dedikuar këtyre produkteve artizanale, që secili nga Ne të japë kontributin e tij në ruajtjen dhe promovimin e kësaj tradite të trashëguar ndër breza.
Jeni të mirëpritur!

 

visio 2019 lizenz kaufen

Leave a Comment