Në bazë të raportimeve të shtabit të emergjencave për sa i përket situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut të rëna në të gjithë  territorin e Bashkisë Mirditë gjatë këtyre ditëve, bëhet me dije se ka pasur prurje të mëdha në lumenj e përrenjë dhe për pasojë ka rreshqitje toke në disa fshatra ku dhe rrezikohen disa banesa.

Herë pas here është bërë riverifikimi i gjendjs së rezervuareve dhe digave, ku gjendja e rezervuareve nuk paraqitet problematike, për momentin.

Në rrugën e Kombit si dhe në të gjitha rrugët rurale që bashkojnë fshatrat me Njësitë Administrative, vërehen rënie inertesh, dhe po punohet per pastrimin e tyre. Komunikimi dhe levizia me te gjitha fshatrat eshte pa probleme. Gjithashtu ka pasur mungesë të energjisë elektrike në disa zona në të cilat ku vazhdon puna për zgjidhen e këtij problemi.

Deri tani nuk ka probleme në rrezik jete të njerëzve dhe pronash.

Vazhdon puna për eleminimin e pasojave. Ku janë në gadishmëri forcat zjarrfikëse , brigada e shërbimeve dhe administrata e Njësive dhe Bashkisë. Shtabi i emergjencave po ndjek nga afër situatën.

 

Më poshë janë të praqitura raportimet sipas Njësive Administrative për tre ditët e fundit :

 

Njësia Aministrative Rrëshen

  1. Në fshatin Jezull është vënë re rrëshqitja e tokës e cila po rrezikon banesen e z. Nikoll Dode Gjini.
  2. Në fshatin Tarazh i Epër është vënë re dëmtimi i pjesshëm i rrugës auto.
  3. Janë hapur portat e Hidrocentralit Qaf-Mollë. Shkarkimet janë të mëdha, janë njoftuar banorët e fshatrave që jetojnë në rrjedhën lumit Fan.
  4. është bërë verifikimi i rezervuareve Malaj 1 dhe Malaj 2. Shkarkuesi katrastofik Malaj 1 si pasojë e shkarkimeve të mëdha mbas 30 ml të para ka pësuar dëmtime, : Në rezervuarët Malaj1-2 ka prurje te mëdha. Shkarkimi i Malaj 1 bie në rezervuarin Malaj 2, ku ky i fundit ngarkohet edhe me prurjet anësore të tije. Shkarkimi ne Malaj 2 është në kapacatitetet e tijë maksimale.
  5. Në Lagjen Kolsh ka rreshqitje toke, ku rrezikohet banesa e shtetasit Tonin Perlika.

 

Njësia Administrative Rubik

  1. Probleme me energjinë elektrike si rezultat i dëmtimit të linjes 110 000 V.
  2. Në fshatin Rreth i Epër, ka gërryerje të vazhdueshme të sipërfaqes së tokës në krahun jugor të rrjedhjes ku rrezikohet banesa e shtetasit Pal Nikolli.

 

Njësia Administrative Orosh

  1. Ka mungesë të energjisë elektrike në zonën Orosh fshati Mashtërkorë, Zajse Shmri  ku vazhdon puna për zgjidhen e këtij problemi. Po punohet per riparimin e difektit.
  2. Gjithashtu ka shkëputje të rrugës në fshatin Mashtërkorë, dëmtime rruge në Zajs.
  3. Dëmtim i linjës elektrike te fshatit Mashtërkorë shtylla dhe transformator, po punohet për riparimin e difektit.
  4. Në fshatin Peshqesh, rrezikohet një banesë si rezultat i prurjeve të mëdha të lumit Fan i vogël. Shtetasi Agustin Pjetri i rrezikohet banesa, personit në fjalë i eshte mundesuar strehim në vend të sigurtë, është strehuar në një kontenjer.

 

Njësia Administrative  Fan

  1. Në fshatin Klos, vazhdon rrëshqitja e tokës e cila po rrezikon një banesë. Familja Gjon Ndrece Lleshi i është ofruar strehim.
  2. Vazhdon rënia e inerteve në rrugën e Kombit. Firma kontraktore po punon për pastrimin.
  3. NJA Fan ka gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë territorin e njesisë. Po punohet per riparimin e defektit.
  4. Në fshatin Hebe, sipas informacioneve të fundit është dëmtuar ura që lidh fshatin me qendrën e njësisë administrative. Aktualisht është e pa kalueshme. Prurjet e dy lumenjeve janë të mëdha.

 

Njësia Administrative Kaçinar

  1. Është vënë re mungesa e energjisë elektrike në zonën e Kaçinarit ku vazhdon puna për zgjidhen e këtij problemi.
  2. Në fshatin Kaçinar ka rrëshqitje toke afër një banese të shtetasit Ndue Gjon Paloka.

 

 

Leave a Comment