Më 12 mars, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Grantit “Për Dhurimin e një Makine për Grumbullimin e Transportin e Mbetjeve Urbane dhe Kontenierë të Mbetjeve për Bashkinë Mirditë”. Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T. Z. TAKADA Mitsuyuki Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Ndrec DEDAJ Kryetar i Bashkisë Mirditë.

Një makinë grumbullimi dhe transporti të mbetjeve urbane dhe 130 kontenierë për depozitimin e mbetjeve urbane do të dhurohen në kuadër të këtij bashkëpunimi, të cilat do të mundësojnë shtimin sipërfaqes e përmirësimin e cilësisë së shërbimit në grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Mirditë.

Gjatë ceremonisë Kryetari i Bashkisë Z. DEDAJ shprehu falënderimet e tij për Qeverinë Japoneze dhe Ambasadorin TAKADA për këtë bashkëpunim të rëndësishëm që kontribon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj komunitetit dhe përmirësimin e kushteve për një zhvillim të qëndrueshëm.

Leave a Comment