– Java e Europës në Mirditë

Ndalesa e rradhës përmes autobusit simbolik “Java e Evropës 2021”, ishte Rrësheni, një veprimtari qarkulluese e BE në Shqipëri, nëpër qytete të ndryshme të vendit për t’u takuar me qytetarët dhe për të festuar këtë Javë me veprimtari të vecanta, debate, panaire, koncerte etj.

Kryetari i bashkise z. Ndrec Dedaj priti Ambasadorin e BE Luigi Soreca, Ambasadorin Austriak, Christian Steiner dhe Zëvëndës Ambasadorin e Italisë Alberto Petrangeli.

Në bashkëbisedimin me zotin Soreca, z.Dedaj i shprehu falenderimet edhe në emër të qytetarëve të Mirditës për kontributin e BE-së, vende të ndryshme të këtij Unioni për integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Bashkësinë Evropiane, e në këtë mes edhe të Mirditës, një nga krahinat më të veçanta të vendit. Dora e ndihmës nga BE dhe vendet e ndryshme, është ndjerë përmes disa projekteve edhe në bashkinë  tonë si në ekonomi, turizëm, kulturë e trashëgimi, edukim, shkolla etj.

Kryetari i bashkise z. Ndrec Dedaj pati nderin që t’i dhurojë “Stemën e Artë” të Bashkisë Mirditë!

Ambasadori Soreca pati një takim dhe me nxënës të Gjimnazit Rrëshen, përmes një diskutimi të hapur në mjediset e oborrit te shkollës. Më pas aktiviteti u zhvendos me vizita të stendave të BE-së, projekte të financuara nga BE-ja dhe ekspozitë e studentëve, ndërkohë ambasadorët ishin tepër të kënaqur me produktet që u paraqitën nga artizanët dhe agropërpunuesit tanë. Ambasadori Soreca dorëzoi dhe çertifikatën për “Shkolla eTwining më e mirë 2020” Gjimnazit Rreshen, çka na bën krenarë me nxënësit tanë gjimnazistë.

Dy projekte zhvillimore janë vizituar dhe nga zv/ambasadori italjan si tek Kisha e Shelbuemit në Rubik ku do të kryhen ndërhyrje konservuese – restauruese në monument, nga Programi i Bashkimit Evropian EU4Culture. Po ashtu dhe Projekti “Rivitalizimi i Aktiviteteve Kulturore në Komunitetin e Mirditës”, financuar nga programi IADSA II – Marrëveshja e Shkëmbimit të Borxhit Italo-Shqiptar i Agjensisë Italiane per Zhvillim dhe Bashkepunim që synon të kryejë rikonstruksionin e plotë të Godines së Pallatit te Kulturës Rreshen.

Artistët tanë performuan disa valle tradicionale në sheshin e qytetit në një mjedis festiv ku u fol me ngjyra Mirdita në “Javën e Evropës 2021”.

 

 

 

Leave a Comment