“Si të ndërtohet një sistem sa më efikas për mbrojtjen nga zjarret, rritjen e vullnetarizmit dhe krijimin e programeve strategjike dhe kurikulave”, ishte tema në thelb e bashkëbisedimit në takimin që kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj me stafin drejtues të MZSH-së Mirditë, pati me përfaqësues të këtij sektori nga Estonia. Ekipi estonez përbëhej nga Drejtoresha e Kolegjit Universitar të “Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit”, Häli Allas, specialisti i këtij Kolegji, Jaanis Otlas, etj.

Kryebashkiaku Dedaj bëri një panoramë të punës dhe funksionimit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Mirditë, duke theksuar se është një nga sektorët më delikatë, të cilit gjithnjë e më shumë i është kushtuar vëmendje, por dhe me mjaft probleme e vështirësi, që nga arsenali i pakët i mjeteve në një territor shumë të gjerë. Ai theksoi se ky sektor angazhohet në shumë proçese që nga shuarja e zjarreve nëpër qendrat e banuara e fshatra, bisnese etj, aksidente apo përballimin e zjarreve në pyje e gjetkë, në një kohë që mungon përvoja e strukturave të mirëfillta vullnetare, gjë për të cilën na nevojitet ndihma juaj, si vend që ka një eksperiencë shumë pozitive. Ne po synojmë me programet tona strategjike që strukturën e MZSH-së ta afrojmë tek komunitetet lokale edhe me stacione të tjera, pos kësaj që kemi në qendër të bashkisë.

Drejtoresha e Kolegjit Universitar të “Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit” e Estonisë,    Häli Allas, u shpreh tepër e kenaqur për pritjen dhe vizionin e shpërfaqur në këtë takim sa i përket bashkisë Mirditë, duke sjellë ekperiencat nga vendi i saj si për programet, kurikulat e stërvitjes dhe përgatitjes së personelit zjarrfikës. Ajo ishte në një mendje sa i përket krijimit të stacioneve zjarfikëse në zotat e populluara për të qenë sa më afër qytetarëve, por i mëshoi fort nevojës së organizimit dhe funksionalitetit sa më maksimal të strukturave vullnetare dhe reagimit të shpejtë, gjë që tashmë është një përvojë e mirë dhe efikase në të gjitha vendet e zhvilluara europiane e më gjërë.

Drejtori i Trajnimit dhe Stërvitjes Arben Cara, falenderoi ekipin estonez por dhe bashkinë Mirditë për pritjen dhe idetë e sjella në takim për mirëfuksionimin e këtij sektori, duke theksuar faktin se bashkëpunimi do të vijojë në terma konkrete.

Më pas miqtë nga Estonia kryen disa vizita, që nga qendra e MZHS-së Mirditë, tek Kantina Arbëri dhe InfoKulla në Rubik etj.

Slide Slide Slide Slide Slide Slide Slide Slide
Leave a Comment